E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllasi: Ndarja nuk është opsion real

Ish-funksionari i kohës së komunizmit, Azem Vllasi, ka deklaruar se në Kosovë askush nuk do të bisedojë për ndarje, mirëpo edhe nëse do hapej kjo çështje, atëherë, në të njëjtën kohë, do të hapej edhe çështja e Luginës së Preshevës.

“Për këtë temë nuk diskutohet, pasi është joreale. Duhet ta kuptojmë se karta gjeopolitike e Ballkanit, e cila është krijuar pas shpërbërjes së Jugosllavisë, është e fundit”, ka thënë Vllasi për radion Evropën e Lirë në gjuhën serbe.

Vllasi ka shtuar se ekziston mundësia që Kosova e Serbia të jetojnë në marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Mendoj se është e mundshme të ndërtohen marrëdhënie të mira fqinjësore. Përmendja e idesë së ndarjes, e riskicimit të kufijve, si të doni quajeni, vetëm na tregon se Serbia ende nuk është liruar nga e kaluara. Debatet rreth asaj se ende nuk është sqaruar gjithçka mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë nënkupton hapjen e asaj çështjeje edhe në pjesë tjera të ish-Jugosllavisë. Ndërsa, për këto jemi dëshmitarë vetë se ku na kanë sjellë dhe çka kemi përjetuar”, ka theksuar Vllasi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›