E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca KuqeZi reagon për portin e Vlorës: Berisha portet e veriut po ia jep Serbisë, të jugut Greqisë

Aleanca KuqeZi ka reaguar në lidhje me takimin e kryeministrit Sali Berisha me biznesmenin grek, Dimistris Contominas, i cili ka shprehur interes për portin e Vlorës. Sipas Aleancës, Berisha duhet të bëjë transparente procesverbalet e takimit me biznesmenin grek, që për më tepër akuzohet për një sërë shkeljesh në vendin e tij. Aleanca KuqeZi shprehet se Berisha është duke ua dhënë pasuritë e shqiptarëve, grekëve dhe serbëve.

Aleanca KuqeZi u bën apel gjithë shqiptarëve. Pasuritëe e shqiptarëve janë në rrezik. Të publikohet procesverbali i takimit Berisha – Dimistris Contominas. Berisha duhet të sqarojë lidhjet me kontrabandistët grekë dhe serb. Berisha po shet të gjithe pasuritë kombëtare.  Portet e veriut po ia shet Serbisë, ndërsa ato të ugut Greqisë.  Kryeministri nuk është pronar i tokës dhe detit ndaj duhet të ndalet. Qeveria kuzezi do shpallë të pavlefshme privatizimet e porteve, thuhet në një deklaratë të Aleancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›