Berisha flet për internacionalen dhe Fatos Lubonjën: Eshtë eksponent i PS-së
Kryeministri Berisha e ka nisur mbledhjen e qeverisë ditën e sotme, duke folur për vizitën e Ramës në Afrikën e Jugut, ku mbahet konferenca e internacionales socialiste.
Sot Rama merr pjesë në internacionalen socialiste, por sillet sikur shkon në Komitern apo në internacionalen komuniste. Ai ka hyrë në librin e zi të Europës dhe botës për korrupsionin, ndërkohë që pengoi heqjen e imunitetit më 6 gusht. Ligji për Gjykatën e Lartë që është një nga kushtet është dërguar në parlament, por është bllokuar po ashtu nga bllokatori konstant i procesit të integrimit, zoti Rama“, tha Berisha.
Ndërkohë, ai është marrë edhe me një shkrim të publikuar pak ditë më parë për hidrocentralet nga Fatos Lubonja, duke e akuzuar si një njeri të socialistëve dhe që nuk mendon për të mirën e qytetarëve.
Mirë që nuk shkruante hidroberishizmi. Në rastin që kishte marrë, përmendte Ashtën, që është një shembull model për mbrojtjen e mjedisit. Ndaj i them këtij zotërie të hidroberishizmit, të marrë dosjet dhe ti shqyrtojë, sepse po bie në antiglobalizëm për faj të Ramës. Cila energji është më e shëndetshme për njeriun? Energjia e rinovueshme, por ne nuk mund të rimë pa energji, pasi kthehemi në kohërat e vjetra. , tha Berisha.