E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuqezi zbarkon ne Sarande

Aleanca Kuqezi ka zbarkuar në Sarandë, ku me mbështetjen e shumë të rinjve u ka kërkuar qytetarëve që të mos e pranojnë regjistrimin mbi baza fetare dhe etnike.

“Saranda t’i thotë jo regjistrimit mbi baza fetare dhe etnike, ndërsa shteti të zbardhë falsifikimet e kombësisë”, kanë deklaruar aktivistët.

Ata janë shprehur se Aleanca Kuqezi dhe shqiptarët respektojnë minoritetin, por jo falsitetin. “Shumë shqiptarë janë bërë grekë të rremë”, kanë pohuar aktivistët.

Më tej, aktivistët, të pajisur me parulla kundër regjistrimit, kanë kërkuar shfuqizimin e votimit inovator, duke theksuar se, “votimi me dy duar është anti-kushtetues”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›