E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e re e PD-së, Basha më i votuari

Votimi i Këshillit Kombëtar për anëtarët e kryesisë e ka nxjerrë Bashën të parin në listën me 42 kandidatë të paraqitur nga kryetari i partisë, Sali Berisha. Lulzim Basha ka marrë 116 vota nga 131 të vlefshme dhe pasohet nga Sokol Olldashi me 104 vota, edhe ky ish-kandidat për Bashkinë e kryeqytetit 4 vjet më parë.

Duket se fitorja e zgjedhjeve në Tiranë ka ndikuar dukshëm në votimin e Këshillit Kombëtar, pasi një vit e gjysmë më parë, kur kuvendi kombëtar zgjodhi këtë forum, Basha renditej poshtë drejtuesve kryesorë të partisë.

Për votimin e kryesisë bie në sy se numri dy i PD-së, Ridvan Bode, është renditur në vendin e 9-të me 92 vota. Aldo Bumçi, kryetari demokratëve në Tiranë, Edmond Spaho apo Bujar Nishani, kanë marrë pak vota më shumë ose vota të barabarta me nënkryetarët e partisë, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

Nga 25 anëtarë gjithsej, 9 janë anëtarë të rinj, kryesisht deputetë ose aktivistë me përvojë të gjatë në Partinë Demokratike.

Ja 25 anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike:
1 SALI BERISHA
2 ADRIANA GJONI
3 ALDO BUMÇI
4 ARBEN QIRJAKO
5 ARTA SAKJA
6 ASTRIT PATOZI
7 BUJAR NISHANI
8 EDI PALOKA
9 EDMOND SPAHO
10 EDUART HALIMI
11 FATOS BEJA
12 FLAMUR NOKA
13 GENC RULI
14 ILIR RUSMAJLI
15 JEMIN GJANA
16 JOZEFINA TOPALLI
17 KELTIS KRUJA
18 LAJLA PERNASKA
19 LULZIM BASHA
20 MAJLINDA BREGU
21 MESILA DODA
22 MYQEREM TAFAJ
23 RAJMONDA BULKU
24 RIDVAN BODE
25 SOKOL OLLDASHI

/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-24 09:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›