“Aleanca PS-LSI, shpresat tek Meidani”
Nga Darina Tanushi
Pas disa ditë negociatash, tashmë 4 më të vjetrit e 2 partive politike i kanë kthyer sytë nga rezultati i një takimi të mundshëm Rama-Meidani. I kontaktuar me telefon, ish-presidenti tha se “ka kohë për takimin
TIRANE-Takimi i Edi Ramës dhe Ilir Metës tashmë varet vetëm nga qëndrimi që do të mbajë kreu socialist, pasi i ngarkuari i grupit të negociatorëve, ish-presidenti Meidani, t’i paraqesë atij mendimet për bashkimin e së majtës. Pas disa ditë negociatash, tashmë 4 më të vjetrit e dy partive politike i kanë kthyer sytë nga rezultati i një takimi të mundshëm Rama-Meidani. I kontaktuar me telefon, ish-presidenti tha se “ka kohë për takimin. Nuk kemi pse ngutemi”. Ndërsa ai që nxiti edhe grupimin e grupit negociator, nënkryetari i LSI-së, Sabit Brokaj tha dje se takimi mes dy kryetarëve është hapi i parë i bashkëpunimit. Por, takimi do të jetë i realizueshëm vetëm nëse Rama do të jetë dakord me mendimet që paraqesin edhe Pëllumbi, Agolli e Meidani, që bashkëpunimi i të gjithë të majtëve është i rëndësishëm për fitoren e zgjedhjeve të 2009-ës. E në rast të një përgjigjeje negative nga ana e Ramës, Brokaj thotë se do të gjenden të tjera hapësira për të mos iu larguar synimit të tyre, pra bashkëpunimit për të fituar zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. “Interesat madhore të vendit duhet të jenë të njëjta me interesat e veçanta të partive tona”, - u shpreh Brokaj i pyetur nga “Gazeta Shqiptare”. Dy ditë më parë, Brokaj, Pëllumbi, Meidani dhe Agolli janë takuar në “Hotel Tirana Internacional”, ku edhe kanë vendosur hapat e mëtejshëm të negociatave me Ramën.
Si po ecin negociatat për bashkimin e dy partive ?
Po deri tani kemi diskutuar, kemi shkëmbyer mendimet. Qëllimi është që të sinkronizojmë punën duke filluar veprimet konkrete. Natyrisht që të arrihet një bashkëpunim, duhet që paraprakisht të ketë një takim mes kryetarëve të dy partive dhe strukturave përkatëse. Ndaj ne ngarkuam zotin Meidani që të marrë takim me kryetarin e PS-së, zotin Rama, që t’i paraqesë këtë qëndrim dhe të ecim më tej, për të konkretizuar takimin mes kryetarëve.
Po nëse ju vjen përgjigje negative nga zoti Rama, a keni menduar për ndonjë strategji tjetër?
Natyrisht, ne nuk i largohemi bashkëpunimit, qëllimit kryesor. Nëse do të ketë një përgjigje negative, kjo më shumë do t’i ngadalësojë veprimet për bashkimin e së majtës, por do të kërkojmë hapësira të tjera për ta realizuar këtë dhe për të çuar në fitoren e zgjedhjeve.
Nuk ka asnjë mundësi për bashkëpunim mes dy partive, qoftë edhe pa një takim të dy kryetarëve, thjesht duke bërë një marrëveshje jo të shkruar, që dy partitë të mos luftojnë njëra-tjetrën?
Ideja për bashkimin e së majtës nuk do të thotë që të preken identitetet e partive tona. Ato do të funksionojnë ashtu siç janë. E mira do të ishte të vepronim në bashkëpunim. Ne synojmë që interesat e partive tona të shkojnë në të njëjtën linjë me interesat e mëdha të vendit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)