E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, arrestohet ish-drejtori i KESH-it

Ish-drejtori i KESH-it në Pogradec është vënë sot në pranga nga policia e Elbasanit. Mbi të rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre me tenderat. Policia e kishte shpallur në kërkim disa ditë më parë por vetëm sot është bërë e mundur arrestimi i tij 

POGRADEC - Një tjetër ish drejtori i KESH-it Nikolla Tuke, është arrestuar në Pogradec nga policia e këtij qyteti në bashkëpunim me policinë e Elbasanit. Tuke ish drejtori i kësaj koorporate sot OSSH, u shpall në kërkim disa ditë më parë. Akuza që rëndon mbi të është ajo e shpërdorimit të detyrës teksa ka abuzuar me tenderat. I arrestuari i shtohet listes se gjate te emrave pas hetimit te nisur per tetë punonjës të Oeratorit te Sistemit te Shperndarjes ne Elbasan midis te cileve dhe tre ish drejtore te shpallur ne kerkim Artan Topi 35 vjeç, Ndriçim Banja 51 vjeç nder to dhe i arrestuari gjate se merkures 54 vjeçari Tuke. Të tre këta drejtues jane duke u hetuar per abuzime ne shifra gjigande në fondet dhe në tenderat e zhvilluara ne zonën elektrike të shpërndarjes së këtij qarku gjate viteve 2004, 2005, 2006 dhe 2007. Ne kuadër te operacionit te koduar " Indikatori" te zhvilluar nga sektori kunder krimit financiar prane drejtorise se policise se qarkut te Elbasanit ne bashkepunim me prokurorine e rrethit gjyqesor Elbasan u dite me pare u arrestua ne flagrance shtetasi Shpetim Lamçja. Per Ilir Dervishhasani 54 vjeç dhe Qamil Memini 53 vjeç me detyre kryeinxhiniere u vendos masa e arrestit shtepiak, ndersa eshte vendosur masa e detyrimit me paraqitje per Eduard Garunja 58 vjeç dhe Natsha Gjorga 51 vjeçe punonjes te OSSH-se Elbasan. Vepra penale per te cilen ata akuzohen eshte "Shperdorim detyre e kryer ne bashkepunim". 

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›