Buxheti “i tretë”, ndahen 200 milione euro
Në këtë akt normativ janë parashikuar dhe rialokim fondesh nga ana e qeverisë dhe kalim fondesh nga njëri projekt te tjetri. Në mbrojtje të këtij akti normativ, foli dje Kryeministri Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode
TIRANE-U miratua dje në Parlament, akti normativ i qeverisë për shpërblimin e fundvitit të pensionistëve dhe të punonjësve të administratës publike. Në këtë akt normativ janë parashikuar dhe rialokim fondesh nga ana e qeverisë dhe kalim fondesh nga njëri projekt te tjetri. Akti u miratua me 75 vota pro, vetëm me praninë e maxhorancës, pasi opozita e braktisi sallën e Parlamentit të hënën e kaluar, por gjithsesi ajo e ka shprehur kundërshtinë e saj në komisionet parlamentare.
Në mbrojtje të këtij akti normativ, foli dje Kryeministri Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode. Sipas Berishës, një akt i tillë mund të konsiderohet si “akt human i qeverisë” ndaj pensionistëve dhe punonjësve të administratës publike. Ai vuri në dukje përpjekjet e mëdha për të kursyer, të shprehura në kursimet për shpenzime administrative, si dhe për personelin, uljen e kostos së prokurimeve në masën 12 për qind. Sipas tij, këto kanë bërë të mundur që pensionistët dhe punonjësit e administratës të mund të shpërblehen në fund të vitit dhe vjen si një vlerësim për 800 mijë familje shqiptare. “Akti normativ bën rialokime të domosdoshme në vepra që kërkojnë fonde të mëdha, të cilat nuk janë konsumuar”, - u shpreh dje Berisha. Sipas tij, akti në fjalë bëhet në përputhje të plotë me përcaktimet e FMN-së për 2008-ën. “Ky akt është si dëshmi, pasqyrë dhe sintezë e gjallë e shëndetit të ekonomisë shqiptare”, - u shpreh në sallën e Parlamentit, kryeministri. Edhe pse Shqipërisë po i afrohet kriza financiare, që ka prekur rëndë ekonomitë e mëdha botërore, Berisha u shpreh entuziast për ekonominë e vendit dhe për rritjen e saj. Nga ana e tij, ministri i Financave, Bode, do të balancojë efektet që do të vihen re në momentin që në ekonominë shqiptare do shfaqet kriza financiare botërore. “Akti Normativ buron nga kontigjencat e lira për t’u përdorur si dhe nga kursimet”, - tha ai dje në Parlament. Sipas Bodes, bëhet fjalë për një fond prej 12 miliardë lekësh që do të përdoret në investime publike, do të jetë në ndihmë të ekonomisë shqiptare, në ndihmë të shtresave në nevojë, për pensionistët, administratën, etj. Rreth 62 milionë euro pritet të kalojnë për shpërblimin e fundvitit për pensionistët dhe administratën publike. Qeveria ka parashikuar që ata që kanë rroga të ulëta të mund të marrin një rrogë shtesë, por shpërblimi nuk duhet të jetë më pak se 100 mijë lekë kur bëhet fjalë për administratën. Ndërsa, pensionistët, si ata të qytetit dhe të fshatit, do të kenë të njësuar shpërblimin. Të gjithë do të marrin 5 mijë lekë për festat e fundvitit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)