Ne kerkim te gjurmeve trashegimia kulturore gjermano-hebreje ne gjithe boten

Prej qindra vjetesh hebrejte kane emigruar nga kontinenti i vjeter evropian ne boten e re ne Amerike por edhe ne shume shtete te tjera. Ata vinin nga Galicia apo nga Bukovina nga Austro-Hungaria gadishulli Iberik apo nga perandoria Gjermane. Nga vende qe quhen sot Ukraine Rumani Rusi Poloni apo Gjermani. Ata ishin tregtare mjeke zejtare juriste librare - dhe ata iken sidomos sic e ka treguar koha naziste jo gjithmone vullnetarisht. Sot ky emigracioni eshte material per kerkime historike. Nga erdhen ku shkuan keta hebrej dhe cfare gjurmesh kane lene Kjo studjohet tani nga nje projekt nderkombetar ne qendren Moses-Mendelssohn ne Pocdam.
Cornelia Rabitz informon.
Largohen nga perndjekja
Bildunterschrift Hebrej qe emigrojne ne Izrael. Viti 1946
Ata iken nga anti-semitizmi diskriminimi dhe pogromet nga veshtiresia ekonomike dhe nga mungesa e perspektives. Ne shprese per nje jete te re ne siguri dhe me te ardhme. Pikesynimi i tyre ishte Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut Kina Palestina Republika Dominikane - per te permendur vetem disa. Fillimi i ri dhe jeta ne nje vend te huaj ishin te veshtira per emigrantet. Ata perjetuan ne menyre te perseritur dhe ne vendet ku gjeten strehe shenja anti-semitiste. E megjithate ne atdheun e ri themeluan kooperativa bujqesore dhe gazeta ngriten vendbanime dhe sinagoga spitale shkolla banka u bene aktore muzikante shkencetare. Ata kane lene gjurme thote historiania Elke Kotowski pergjegjese per projektin e studimitt ne qendren Moses-Mendelssohn ne Potsdam.
Traditat kostumet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rindertimi i sinagoges se vjeter ne Lemberg
Qe ne shekullin e nentembedhjete ata emigruan ne Shtetet e Bashkuara ne Ameriken e Jugut dhe ne vende te tjera. Dhe te gjithe kane marre dicka me vete. Jo vetem rrobat e tyre. Ata kane marre me vete punet e dores kostumet traditat. Dhe ata i kane kultivuar atje me tej.
Edhe pse shume gjera jane hulumtuar nen cati ne bodrume ne kuti valixhe dhe dollape gjenden ende thesare te verteta thote Elke Kotowski. Ditare letra fotografi koleksione koleksione librash. Pastaj edhe traditat familjare dhe recetat qe kane kaluar ne gjeneratat pasuese Femijet dhe niperit e mbesat ato nuk jane me te vetedijshem per keto tradita. Ato jane praktikuar gjithmone keshtu ne shtepi. Dhe pastaj nuk mendon me per to nga vijne ne te vertete.
Kotowski do te ndjeke keto gjurme cfare ka mbetur nga kulturat e emigranteve si jane lidhur ato me kulturen e vendeve te reja ku kane emigruar. Projekti ka per qellim tia rrembeje harreses trashegimine gjermano-hebreje te shperndare ne te gjithe boten dhe ta pasqyroje ta mbledhe dhe ta ruaje sa te jete e mundur thote historiania. Here pas here ne kerkimet e tyre hasin ne gjera te zhdukura dhe te harruara Nje shembull .. Nje nga studentet e mi ben nje punim mbi teatrin dhe ka zbuluar nje regjizor. Ne bodrumin e Beit Ariela dmth. biblioteke dhe qender kulturore ne Tel Aviv Izrael ndodhen ato qe kane lene ai. Ai quhet Herman Lowe dhe ka sjelle si te thuash teatrin gjerman edhe ne Palestine. Ai nuk ka perkthyer vetem klasiket gjermane por ne fillim te shekullit te 20 ka perkthyer letersi bashkekohore ne hebraisht. dhe atje ne vitet tridhjete mund te shikoje dhe pjese nga Arthur Schnitzler dhe te tjeret.
Kerkime ne gjithe boten
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kompozitor Kurt Weill ne nje restorant ne Nju Jork 1943
Edhe ne biografi te vecanta ka shume gjera per te studiuar. Ne kerkojme ne gjithe boten thote historiania nga Pocdami. Ambasada gjermane ne gjashtedhjete vende te botes jane perfshire ne kete pune ato kujdesen per deshmi dhe kontaktet e para. Ketu duhet te perfshihen edhe shume institucione te vogla dhe te medha ne vende te ndryshme muzete dhe qendrat historike si dhe shoqatat kulturore mediat universitetet. Elke Kotowski eshte e bindur se do te gjenden gjurme te vlefshme kudo Ne jetojme ne nje epoke dixhitale. Dhe une mendoj se per ta bere ate te kuptueshme per te gjithe ne mbare boten ne perpiqemi te ndertojme nje platforme interneti. Ne nuk mund dhe nuk duam qe tani cdo gje qe eshte tradite gjermane trashegimi e kultures gjermane te kthehet ne Gjermani. Kjo nuk ka kuptim. Qellimi yne eshte qe te shohim cfare ka ne vend. fare ka ne Argjentine Shtetet e Bashkuara. Ne Shangai per shembull ne Kine. Atje ku kane jetuar hebrej gjermano-foles hebrej europiane.
Ne hapje ne Berlin ne fund te tetorit do te kete nje konference te madhe nderkombetare shkencore. Ajo do tia beje te njohur projektin nje publiku edhe me te gjere.
Autor Cornelia Rabitz/Angjelina Verbica
Redaktoi Vilma Filaj Ballvora