Ne krye te librave te rinj biografia e Enver Hoxhes me autor Blendi Fevziun
Në libraritë e kryeqytetit, shtëpitë botuese kanë propozuar librat më të rinj të cilët duken disi të barazpeshuar mes romaneve dhe librave studimorë. Në vitrinën e librave të rinj e cila duket më e pasur së javët që lamë pas, mund të vecojmë në krye:
Gazetari i njohur Blendi Fevziu sjell një vepër mjaft interesante për lexuesin shqiptar mbi figurën e ish diktatorit të regjimit më të egër komunistë në Europë, Enver Hoxhës. Madje kjo është e para biografi bazuar në dokumenta të arkivit personal dhe rrëfime të personave që e njohën.
“Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera" kështu titullohet libri i Shkelzen Maliqit dialog me Baton Haxhiun . Kjo është një vepër që prezanton për lexuesin një rrëfim dhe refleksion të gjatë ushqyer ndërsjellë nga rrëfyesi dhe pyetësi. Gazetari Baton Haxhiu e cilëson si rrëfimtarin më të mirë filozofin Shkelzen Maliqi i cili nxjerr në pah për herë të parë betejën intelektuale.
Një liber mjaft interesante është edhe kryevepra e panjohur e Honore de Balzak. Fundi i kryeveprës është më i kobshëm se vetëvrasja e artistit.
Ndërkohë që Krenar Zejno sjell para lexuesit një vepër studimore letrare mjaft interesante “Këmbët e të panjohurës”. Në qendër të studimit është Frenhofer, një piktor i jashëtzakonshëm, krijesë e mistershme e Balzakut.
Ndërkohë që në stendën e librave të rinj nuk kanë munguar dhe romanet “Dashuria që lag si shi”., ku në qendër të së cilës është një grua që shfaqet nga deti i errët i pasionit që të vështrojë tashmë e pjekur, diellin verbues të dashurisë.