Pezullohen punimet në Via Egnatia, zbulohet kolektori romak
01/11/2011 Del në dritë dhe një fragment muri, po punohej për sistemimin e kanalizimeve
ELBASAN- Pezullohen punimet për sistemimin e kanalizimeve në projektin Egnatia në segmentin që përshkon Kalanë e qytetit të Elbasanit. Shkak për këtë ndërprerje është bërë zbulimi i një fragmenti muri dhe një kolektori romak në pjesën hyrëse të kullave veriore.
Pezullimi
Pezullimi i punimeve është bazuar në ligj në rast të një zbulimi arkeologjik, deklaron specialisti Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik Skënder Bushi. Ai thekson se në këtë pjesë të rrugës do të bëhet dokumentimi dhe do të ruhet fragmenti i murit dhe kolektori edhe pse investimi do ta mbulojë këtë fragment. Sipas tij do të ruhet gjurma e kolektorit dhe tubacionit ekzistues që e ka ruajtur sistemin e vjetër. Pas dokumentimit të këtij fragmenti të Kalasë që përbën pjesën romake dhe atë të Bizantit do të pritet një vendim i Këshillit Kombëtar siç është vepruar dhe në rastet e tjera për të lejuar vazhdimin ose jo të punimeve. E gjithë kjo procedurë do të zgjasë afatin e përfundimit të punimeve sidomos në pjesën më të vështirë të sistemimit të kanalizimeve.
Banorët
Janë banorët ata që po vuajnë më shumë problemet e krijuara nga kanalet e hapura dhe ujërat e zeza me sipërfaqe. Të pyetur ata thonë se presin që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt pasi me afrimin e shirave problemet do të jenë edhe më të shumta. Ata qarkullojnë me shpejtësi, nuk kanë mundësi të marrin ndërhyrje mjekësore në raste emergjente pa llogaritur zjarret.
Ndërkohë punonjësit e firmës janë duke vazhduar punën në segmentin tjetër edhe pse një pjesë e ndërhyrjes do të mbetet e zbuluar deri në një vendim të Këshillit Kombëtar. Punimet për projektin Egnatia do të vazhdojnë deri më 19 tetor 2012. Firma zbatuese e punimeve është italiane në bashkëpunim me një firmë shqiptare. Firma sipërmarrëse duhet të kishte rrethuar edhe zonën arkeologjike të mozaikut të Bezistanit pas përfundimit të gërmimeve nga Instituti i Arkeologjisë. Investimi kap vlerën e 1.2 milionë eurove, financim i BE për Shqipërinë.