E Diel, 1 Nëntor 2026

“Aleanca kundër plehrave”, protestë para Kuvendit

Ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” ka mbledhur dje para Kuvendit dhjetëra intelektualë dhe qytetarë tiranas të organizuar në Aleancën Kundër Importit të Plehrave, të cilët kanë kundërshtuar sërish miratimin e tij gjatë seancës së sotme.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave u ka bërë thirrje qytetarëve që sot në orën 11:00, pikërisht në kohën kur zhvillohet seanca parlamentare, të mblidhen për të shprehur kundërshtimin ndaj këtij ligji. Analisti Fatos Lubonja dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile kanë përsëritur qëndrimin kundër importit të mbeturinave. Sipas tyre, ky është një ligj që bëhet për interesa të ngushta të pushtetarëve dhe jo të qytetarëve të thjeshtë. Një ditë para seancës, Kuvendi Civil dhe Rinia Aktive kanë depozituar në Kuvend një peticion ku kërkojnë heqjen e miratimit të ligjit nga axhenda e së enjtes. Sipas propozimit të dhjetëra intelektualeve, ndër ta edhe të ish-presidentëve Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, apo edhe të shkrimtarit Dritëro Agolli, ligji duhet të kthehet sërish në komision dhe t’i shtohet paragrafi që në Shqipëri të ndalohet importi i çdo lloj mbetjeje për 20 vitet e ardhshme. Ndërkohë që gjatë pasdites së djeshme Organizata Kuvendi Civil dhe Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka bërë publik dhe itinerarin e protestës së sotme. Protesta do të fillojë te Ministria e Mjedisit në orën 11:00 me datë 3 nëntor. Pjesëmarrësit do të marshojnë më pas drejt selisë së Parlamentit të Republikës, ku aty i pret një grup tjetër qytetarësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›