E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca liberale fitoi zgjedhjet në Libi

Rezultatet e zgjedhjeve në Libi, të parat pas përmbysjes së Kolonel Muammar Gaddafit, flasin për fitoren e aleancës së liberalëve.

Aleanca e Forcave Kombëtare, e udhëhequr nga kryeministri i përkohshëm, Mahmoud Jibril, ka fituar 39 nga 80 vende të rezervuara për partitë politike, raportojnë mediat lokale.

Ndërsa Partia e Vëllazërisë Myslimane ka fituar 17 vende.

Asambleja Kombëtare që përbëhet prej 200 anëtarësh, do të përfshijë edhe dhjetëra kandidatë të pavarur.

Orientimi i përgjithshëm që kuvendi do të ketë është i paqartë.

Ajo që mbetet për t'u parë është nëse dikush do të arrijë të udhëheqë kuvendin me shumicë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›