Sulm me bombë në ndërtesën qeveritare në Siri

Një person ka hedhur veten në erë pranë një ndërtese të forcave të sigurisë në Damask.
Shpërthimi vjen në kohën e ashpërsimit të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre opozitare, të cilat kanë hyrë në ditën e katërt.
Raporti i televizionit shtetëror bëri të ditur se vetvrasësi me bombë ka synuar të sulmojë ndërtesën e forcave kombëtare të sigurisë.
Në ndërkohë, Këshilli i Sigurimit pritet të votojë gjatë ditës mbi një rezolutë me të cilën synohet t`i jepet fund krizës në Siri.