Aleanca me PS, Gjinushi pritet të firmosë sot paktin
TIRANE-Koalicionit të Partisë Socialiste iu shtuan dje edhe tri parti të tjera, Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, Aleanca Demokristiane e Zef Bushatit dhe Aleanca Popullore, e njohur ndryshe si lëvizja çame, e drejtuar nga Artur Dojaka.
Ndërkohë ka mbetur vetëm firmosja e paktit me PSD-në e Skënder Gjinushit, me të cilin negociatat kanë qenë gjithashtu të vështira. Një orë para mesnatës, kreu i PS-së, Edi Rama dhe ai i PDS-së, Paskal Milo arritën marrëveshjen në bazë të së cilës, PDS-së i garantohet përfaqësimi në grupet e numërimit, por edhe përfaqësim në qeveri, në bazë të kontributit që kjo parti do japë në zgjedhje, pra numrit të votave që do sigurojë. Në përfundim të marrëveshjes, kreu i PS-së, Rama tha se: “Dua të vë theksin tek lehtësia me të cilën jemi marrë vesh për shkak se nuk kemi nevojë të flasim shumë, por kemi nevojë të shfrytëzojmë këto 60 ditë të mbetura”. Rama e cilësoi koalicionin e së djathtës si një “koalicion mbeturinash”. “Koalicion më qesharak dhe më sëkëlldisës për çdo shqiptar që mendon të votojë Sali Berishën”, tha Rama.
Ndërsa kreu i PDS-së, Milo u shpreh se kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme në këtë situatë, sepse mund të kishte edhe më mirë. “Termat i garantojnë PDS jo vetëm bashkëpunim të ndershëm, të sinqertë në zgjedhje, por garantojnë edhe pjesëmarrjen e PDS në sistemin e mbrojtjes së votës gjatë numërimit të saj. Kjo marrëveshje garanton në përfundim të zgjedhjeve edhe pjesëmarrjen dinjitoze në qeverisje, në përputhje me kontributin që ajo do të japë në procesin zgjedhor”.
Më herët Rama firmosi edhe marrëveshje me Lëvizjen çame apo Partinë Aleanca Popullore, marrëveshje e cila fokusohet në trajtimin e çështjes çame sipas konventave evropiane, në negocimin me palën greke si edhe në një informim periodik të qeverisë në Kuvend për ecurinë e saj. “Ka mbledhur mbeturina gjithfarë. O Zot, si mund të mungonte kazani simbol, Lufteri i përjetshëm, që këtë herë ka përpirë edhe Hamzain tonë Kastriot”, – tha Rama, duke ironizuar koalicionin e PD. Më pas, një tjetër aleancë surprizë ishte ajo me Aleancën Demokristiane të Zef Bushatit, i cili deklaroi pakënaqësitë e tij nga PD, pas 23 vitesh bashkëpunim. “Duke qenë se Zefi është aktor, m’u kujtua një rol me tepsitë e plakut Mere që më 23 qershor do shpërbëhen. Ia thashë edhe Zefit se ai pati rolin e një komunisti që i solli demokristianët tek PS”, komentoi Rama. Ndërsa kreu i PAD, Bushati tha se: “Aleatët tanë në PD u treguan jo korrektë për sa u përket listave, nuk na u duk e moralshme. Nuk donim të ishim në lista, nuk vijmë këtu që Rama të na hapë listat. Ne e kemi konsideruar këtë një garë, ka një start në garë dhe të gjithë e nisin nga pika zero. Këto lista prishin harmoninë mes palëve e aleatëve. Ne garojmë nën siglën tonë edhe në këtë koalicion me PS. Shpresojmë të arrijmë më të mirën e mundshme”, tha ai.
PETRO KOÇI
Petro Koçi ka vendosur dje të shkrijë Partinë Socialiste të Vërtetë ‘91 me Partinë Socialiste. Edhe pse nënshkroi marrëveshjen pak ditë më parë si kryetar i PSV ‘91, Koçi deklaroi dje, përmes një letre publike se: “Duke pasur parasysh teknologjinë e sistemit aktual zgjedhor, duke rikujtuar se u riktheva në krye të PSV ‘91, vetëm për të mos lejuar planin e kalimit të partisë në prehrin e maxhorancës së drejtuar nga Sali Berisha, duke llogaritur se votat e fituara prej PSV ‘91 mund të kthehen në mandate parlamentare për subjekte që në koalicionin opozitar renditen të dytat ose të tretat, duke dëmtuar kësisoj rezultatin e PS, deklaroj bashkimin pa asnjë kusht me Partinë Socialiste”. Sipas tij, “Konkurrimi i disa partive socialiste është kuptimpaktë”. Petro Koçi, ish-deputet i PS zyrtarizoi partinë e tij, PSV ‘91 në vitin 2009.
"KOALICIONI “ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE”
1. Partia Socialiste Edi Rama
2. Partia Socialiste e Moderuar Gjergj Koja
3. Partia Komuniste Shqiptare Qemal Cicollari
4. Partia e Punës Shqiptare e Reformuar Marko Dajti
5. Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori Preng Cuni
6. Partia për Prosperitet Demokratik Yzeir Fetahu
7. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare Gjet Ndoj
8. Partia për Unitet Kombëtare Idajet Beqiri
9. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi
10. Partia e Gjelbër PGJ Edlir Petanaj
11. Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi
12. Partia G99 Ervin Mete
13. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
14. Partia për të Drejtat e Emigrantëve Ymer Kurti
15. Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola
16. Partia kristian Demokrate Dhimitër Muslia
17. Partia Reformatore Demokratike Skënder Halili
18. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keci
19. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet Halim Seitaj
20. Partia Socialpunëtore e Shqipërisë Ramadan Ndreka
21. Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara Afrim Jeshili
22. Aleanca për Barazi e Drejtësi Evropiane Valentin Mustaka
23. Partia e Punës e Shqipërisë Muharrem Xhafa
24. Partia Ambientaliste Nasi Bozheku
25. Partia e Bashkimit Popullor të
Pensionistëve shqiptarë Selami Jenisheri
26. Partia e Pajtimit Kombëtar Spartak Dodi
27. Partia Shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani
28. Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar Zane Llazi
29. Partia Mendimi i Djathtë Liberal Mustafa Lici
30. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim Nikolin Staka
31. Aleanca Popullore Artur Dojaka
32. Aleanca Demokristiane Zef Bushati
33. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)