E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka dekoron oficerin e kontaktit te SHBA ne Tirane

Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka dekoruar oficerin e Kontaktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Harry Hale (Berri Hejl). Dekorata për shefin e sigurisë në ambasadën amerikane vjen pas një kontributi të rëndësishëm të dhënë për Policinë e Shtetit.
Një ditë më parë, të hënën, Drejtori i FBI-së, Z. Robert S. Muller, vlerësi me certifikata falenderimi në shenjë mirënjohje për profesionalizmin dhe bashkëpunimin ofruar hetuesve të FBI-së, për:
Agron Kuliçaj, Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda,
Edmon Rizaj, Drejtor i Drejtorisë kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve,
Ervin Hasrama, specialist në Sektorin kundër Narkotikëve.
Ky vlerësim vjen pas një hetimi të përbashkët të suksesshëm të kryer kohët e fundit, ku kanë marrë pjesë hetues të FBI-së dhe punonjës të Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›