Bumci ne Ministerialin e NATO-s Progres ne misionin ne Afganistan

Ministeriali i NATO-s ka qenë takim i parë për ministrin e ri të jashtëm shqiptar në selinë e Aleancës, por një takim me një agjendë shumë të ngjeshur. Fokusi kryesor i ministeralit të NATO-s tek përgjigjja që duhet të japi Aleanca Atlantike ndaj situatës gjithnjë e më kërcënuese në Siri, deklaratave shqetësuese të Koresë së Veriut, shqyrtimit të misionit në Afganistan apo bashkëpunimin me Rusinë
“Ne e dënojmë zhvillimin e misileve balistike dhe armëve nukleare nga Koreja e Veriut dhe retorikën ndezëse dhe kërcenuese të përdorur së fundmi. Këto akte provokuese janë në dhunim të drejtpërdrejt me rezolutën e Këshiilit të Sigurimit të OKB-së, minjonë seriozisht stabilitetin rajonal dhe cënojnë përpjekjet për paqen në gadishullin korean dhe kërcënojnë paqen ndërkombëtare”- tha Rasmusen.
Por në ministerialet e NATO-s mund të arrihen ndonjëherë edhe shkëmbime ekonomike të leverdishsme bilaterale. Falë disa prej tyre, ministri Bumçi ka konfirmuar interesin e disa vendeve për të lidhur gazësjellësin TAP me gazësjellësin Adriatiko-Jonian.
Edhe pse situata politike në Shqipëri dhe situata në Ballkan nuk është pjesë e axhendës së ministerialit , kjo mbetet pjesë e pandashme e interesit të gazetarëve
Ministeriali i NATO-s ka konfirmuar sërisht progresin në misionin në Afganistan për kalimin gradual të përgjegjësisë për sigurinë nga NATO tek autoriteete afgane.
Ministri Bumçi takon sekretarin amerikan të shtetit John Kerry
Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumci ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry . Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe u shpreh dëshira e ndërsjelltë për thellimin e tyre në të ardhmen.
Ministri Bumçi i shprehu mirënjohjen Sekretarit Kerry për rolin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, dhe ndaj çështjes shqiptare në rajon.
Ai gjithashtu vlerësoi edhe rolin e paçmuar mbështetës për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Ministri Bumçi e ftoi Sekretarin Kerry të vizitojë Tiranën ftesë, e cila u mirëprit nga Sekretari Kerry. Ministri i Punëve të Jashtme ndodhet ne Bruksel në kuadër të ministerialit të NATO-s.