Aleanca me PS, shkarkohet nga detyra nënprefekti i Gramshit
GRAMSH- Vijon vala e largimeve të anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike.
Nënprefekti i Gramshit, Shkëlqim Hoxha, anëtar i LSI shkarkohet nga detyra. Në vend tij emërohet Kastriot Zera, njëherësh ish-kryetar bashkie dhe anëtar i PD-së.
Në një prononcim për mediat Hoxha thekson se largimi i tij erdhi për arsye politike.
Me pranimin e koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim po vijon të lirojë postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike.
Një ndër largimet nga postet zyrtarë pas aleancës PS-LSI ka qenë dje dhe ajo e z Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, po dje kanë dhënë dorëheqjen Drejtori i Spitalit të Vlorës, njëherësh kreu i LSI-së në këtë qytet dhe drejtori i spitalit rajonal në Lezhë Nevruz Bare, njëherësh nënkryetar i LSI në këtë qytet.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Aleanca me PS, dorëhiqet Petrit Vasili si nënkryetar i Bashkisë, Tiranë