E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca nderkombetare ne qorrsokak- Nuk shihet fund i konflikit ne Libi

Rruga drejt nje Libie pa Muamar Gadafin duket teper e veshtire. Me nderhyrjen ushtarake aleanca nderkombetare e ka futur veten ne nje qorrsokak.

Kur lexon komunikaten perfundimtare gjithcka duket shume e thjeshte qellimi eshte nje Libi e lire demokratike dhe e bashkuar - por realiteti ushtarak politik dhe diplomatik ne krizen e Libise eshte mjaft larg ketij qellimi. Aleanca e mbledhur me 29.3.2011 ne kryeqytetin britanik nuk arriti te binte dakord vecse per emeruesin me te vogel te perbashket.

Konferenca ra dakord qe ne te ardhmen perpjekjet nderkombetare per nje Libi demokratie pas Gadafit do te perqendrohen te nje grup nderkombetar kontakti. Por per pyetje te tilla si kur dhe si do te detyrohet sundimtari qe te largohet nga posti ne konference pati perfytyrime krejt te ndryshme Franca deshiron te armatose rebelet per Britanine e Madhe ky eshte nje hap qe shkon teper larg. SHBA theksojne se qellimi strategjik eshte permbysja e Gadafit por e perjashtojne angazhimin e trupave tokesore. NATO e cila ka tani zyrtarisht komanden e te gjitha aksioneve luftarake ne det dhe ajer do ti permbahet me rigorozitet mandatit te OKB-se. Gjermania premton se do te vere ne dispozicion ndihma strukturore per nje fillim te ri demokratik ne Libi por nuk merr pjese ne aksionet ushtarake.

Rebelet te cilet bota e jashtme sapo po fillon ti njohe perpiqen te tregohen sa me serioze dhe hiqen si demokrate te paster. Sherbimet sekrete amerikane terheqin vemendjen se ne radhet e tyre mund te kete edhe pasues te rrjetit terrorist te El Kaidas dhe te miliceve shiite Hisbollah.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Daniel Scheschkewitz

Mosprania e perfaqesueve te larte te Lidhjes Arabe dhe te Bashkimit Afrikan ne Londer tregojne gjithashtu se sa polemike jane qendrimet ne lidhje me kete nderhyrje ushtarake. E paqarte eshte se si paraqitet gjendja e luftimeve ne toke ku ka here pas here vale ne njerin e tjetrin drejtim. Gjithesesi shpresa qe nen presionin e koalicionit ushtarak Gadafi mund te japte shpejt doreheqjen duket se ishte e pershpejtuar.

Me nderhyrjen ushtarake aleanca nderkombetare e ka futur veten ne nje qorrsokak. Konferenca e Londres te ben te arrish ne perfundimin se fundi i krizes ne Libi eshte po aq i pasigurt sa edhe i larget.

Edhe nje here behet e qarte se sa e lehte eshte qe te fillosh nje lufte. Perfundimi i saj eshte nje detyre krejt tjeter dhe teper e veshtire.

Autor Daniel Scheschkewitz

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›