Po kthehet Praga ne Amsterdamin e lindjes

Qe nga ajo kohe nuk eshte me e denueshme zetorimi i deri 15 gram marihuane por edhe mbajtja me vete e nje grami kokaine ose 15 gram heroine nuk krijon probleme me drejtesine. Ne skenen e Prages jane duke u krijuar klube dhe Growshops dhe ne shume lokale pihet marihuane hapur. Toleranca e cekeve ndaj droges eshte rritur gjate historise. Qe ne kohet e komunizmit vendi ka qene me liberal se cdo vend tjeter i bllokut lindor.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tomas Zdenek- Te gjithe ketu e therrasin Lorenzo
Klubi Cross ne Prage eshte mbushur plot. Qe nga pulti i Diskjockeys deri ne fund te lokalit njerezit kercejne. Nga diku del Tomas Zdenek. Te gjithe ketu e therrasin Lorenzo. Ai bashke me shoket ka krijuar kete klub tete vjet me pare. Nderkohe klubi eshte kthyer ne legjende te jetes se nates ne qytet.
Gati cdo nate ne nje nga tre katet e diskos luhet muzike live. Klubi eshte kthyer si shtepi per grupet alternative dhe muzikantet e rinj qe provojne ketu stilin e tyre por edhe gjendje te tjera te vetedijes.
Kultura muzikore eshte e lidhur ngushte me drogat kjo ka qene gjithnje. Nuk do te thote se te gjithe marrin drogra une vete nuk marr me prej vitesh dhe nuk pi me alkool por shume muzikante kane arritur aty ku jane fale droges. Prej atyre qe japin ketu koncerte pijne disa marihuane dhe bashke me ta edhe spektatoret.
Klubi Cross nuk eshte vetem pike kontakti. Ai perfaqeson nje menyrete caktuar jete. Kjo menyre ka zhvilluar ne Prage skenen e vete ka restorantet e veta klubet dhe dyqanet e veta. Praga eshte si nje lloj magneti per kete publik te caktuar. Njerezit vijne nga e gjithe bota ata duan te pijne marihuane ketu por edhe te kene ndjenjen e lirise. Ne klubin Cross thote Lorenzo nje e treta e klienteve jane nga vende te tjera.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Toleranca e cekeve ndaj droges eshte rritur
Shume vete kenaqen qe mund te pijne marihuane hapur ne rruge dhe ne lokale apo klube. Ata nuk kane mundesi ta bejne kete ne vendet e tyre aty duhet te fshihen. Ata kane frike se mund te merren nga policia per shkak te disa grame marihuane. Per fat ketu nuk eshte keshtu.
Drogerat ne eki nuk jane te lejuara. Por ligjet kane percaktuar vlera te medha maksimale kush ka me vete deri ne 15 gram marihuane nje gram kokaine apo 15 gram heroine nuk ka bere veper penale. Shume shume ka prishur zakonin. Ne skene sundon atmosfere optimiste. Nderkohe Praga eshte kthyer ne keshtjelle te pirjes se marihuanes si Amsterdami.
Policia e ndjek me shqetesim kete tendence. Ne statistikat e fundit per drogen shfaqen rekordet negative te vitit te kaluar. 145 bime kanabis komerciel jane zbuluar kete vit dy te tretat me shume se nje vit me pare. Shefi i luftes kunder droges ne eki eshte Jakub Frydrych. Nganjehere ai kujton vitet e para pas ktheses politike Fillimi ishte gati romantik me nje subkulture te kultivuesve te vegjel. Ata rrisnin bimet e tyre dhe i kembenin me njeri tjetrin. E gjitha ndodhte ne nje nivel shpirteror filozofik. Por sot tregu ka karakter komercial. Situata eshte bere problematike ne treg jane bere aktiv banda kriminale nga Vietnami dhe Hollanda.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Klubi Cross perfaqeson nje menyre te caktuar jete
Ne komandon anti-droge te Jakub Frydrych-it bejne pjese 180 punonjes. Policet jane shperndare ne gjithe vendin. Ne zyren e shefit ndodhet nje karte e madhe 1 meter mbi te cilen ai mund te vezhgoje te gjitha pikat e ekise. Dealer nga vendet fqinje si Gjermania apo Polonia vijne ne eki per te marre mall per tregun e tyre. Marihuana eshte kthyer nderkohe ne fenomen masiv. Po shqetesimin me te madh Frydrych e ka per heroinen dhe pervitin-in nje droge sintetike qe prodhohet ne laboratoret ceke.
Kjo pune eshte sikur te gatuanit nje gjelle. Ju e dini kur duhet te hidhni qepet dhe sa e nxehte duhet te jete soba. Per kete ka recete. Njesoj eshte edhe me pervitin. Kushdo mund ta prodhoje. Edhe ne fshatrat me te humbura ka tani prodhues pervitine. Prandaj per ne eshte shume e veshtire qe te kontrollojme. Ne nuk kapim sasi te medha. Edhe kur kapim tre prodhues dhe pese korriere gjate nje aksioni kapim 5 deri 10 grame.
Per policin Frydrich toleranca shoqerore kundrejt droges eshte nje nga problemet me te medha ne eki. Vecanerisht ndaj marihuanes ceket jane tradicionalisht te bute. Asnje nuk shqetesohet kur pihet joint ne publik. Prandaj perkrahesit e legalizimit komplet te marihuanes dalin prej vitesh neper rruge cdo pranvere. Kete vit ata duan te mobilizojne per demostraten e tyre rreth 8 000 vete.
Autor Kilian Kirchgener/ Aida Cama
Redaktoi Dr. Pandeli Pani