Deimel Gjykata Kushtetuese duhet pershendetur per rolin e verifikimit

DW Gjykata Kushtetuese e Kosoves e shpalli zgjedhjen e presidentit Pacollit antikushtetuese. Cfare pasojash do te kete ky vendim per zhvillimet e brendshme politike ne Kosove
Deimel Me lini fillimisht te them qe eshte per tu pershendetur qe Gjykata Kushtetuese luan rolin e saj per te pare edhe konformitetin e procedures se zgjedhjes se presidentit. Kjo eshte per tu pare pozitivisht. Sigurisht Pacolli duhet te jape doreheqjen nese zgjedhja e tij percaktohet si antikushtetuese ai nuk mund te vazhdoje me punen si president. Kjo do te sjelle implikime te tjera. Gje qe do te thote se duhet te zhvillohet nje votim i ri per presidentin. Ceshtja qe shtrohet tani eshte nese Thaci tani mund te bashkoje te gjithe koleget e partise se tij ne ate menyre qe e gjithe PDK-ja te krijoje nje mazhorance.
DW Ka rrezik per zgjedhje te pergjithshme te parakohshme nese rivotimi deshton
Deimel Fillimisht duhet te zhvillohet nje zgjedhje e re per presidentin. Gjykata Kushtetuese nuk i vleresoi zgjedhjet parlamentare si jolegjitime por vetem zgjedhjen e presidentit se nuk ishte konform kushtetutes. Sigurisht nese nuk ia dilet te zgjidhet nje president i ri jo vetem per shkak te kundershtimeve te opozites por edhe per shkak te perberjes se veshtire te koalicionit dhe kundershtimeve edhe nga radhet e partise se Thacit - pra nese nuk zgjidhet nje president dhe une ketu shoh se Thaci nuk ka rruge tjeter vec te qendroje tek kandidatura e Pacollit- gje qe do te thote qe Pacolli duhet ti dale balle nje rivotimi. Por mund te ndodhe qe te kete edhe nje kandidat tjeter nje kandidat per te cilin gjendet mazhoranca. Kjo eshte njera ane qe nuk do te rezultoje ne zgjedhje te parakohshme. Kjo do te vendoset ne javet e ardhshme. Po qe se Thaci deshton e nuk zgjidhet dot presidenti i ri atehere do te kete zgjedhje te reja.
DW Politika kosovare ka qene ne vitet e fundit e orientuar drejt kompromisit tashme duket se po konturohet nje zhvillim i ri ai i konfrontimit. Eumlshte ky nje lajm i mire apo i keq per Kosoven
Deimel Nuk do thoja se ka pasur ndonje gatishmeri te madhe per kompromis. Sigurisht gjithcka orientohej drejt nje qellimi te perbashket. Por ne thelb eshte nje zhvillim pozitiv qe partite ne qeveri ne opozite ne parlament e theksojne profilin e tyre sigurisht qe mbetet edhe ceshtja se si e luaj une rolin e opozites apo te qeverisjes pra ne drejtim te kultures politike ka shume per te bere. Por ne thelb gjerat po shkojne ne drejtimin e duhur. Por konfrontimi nuk duhet te kaloje ne nje bllokade totale por duhet te mbetet brenda diskursit brenda dialogut dhe ne kerkim te mundesise me te mire. Por aktualisht kam mendimin se parlamenti ndodhet ende ne pelena.
DW Pas disa vitesh trajtimi te Kosoves le te themi me nje doze te vecante perkujdesjeje nga bashkesia nderkombetare tani shteti i ri duhet te perballet me goditje. Raporti i Dick Martit zgjedhje te parakoshme kontestimi i Pacollit tani. A e humbet keshtu orientimin Kosova dhe me kete edhe perkrahjen
Deimel Shpresoj qe orientimin te mos e humbase. Sepse ai duhet te jete i qarte konsolidimi i shtetit demokratizimi i metejshem rritja ekonomike dhe veshtrimi drejt BE-se. Krizat qe ju permendni edhe keto jane brenda normales por ju jap te drejte ne nje gje qe imazhi i Kosoves ka pesuar demtime.
Autor Lindita Arapi
Redaktoi Auron Dodi