Rezultat katastrofal per CDU ne zgjedhjet ne dy lande gjermane

Kjo nuk ka ndodhur kurre tregon nje drejtues lokal i zgjedhjeve disa dite para zhvillimit te votimit. Shume votues qe e kishin dhene tashme voten e tyre me poste shkuan tek ai per ti thene se donin te votonin ndryshe. Sigurisht qe kjo nuk mund te ndodhte. Por historia tregon se si nje teme ndikon ne minuten e fundit ne rezultatin e zgjedhjeve tema e energjise atomike ne Gjermani e nxehur pas aksidentit te reaktorit ne Japoni.
Rezultati i dobet edhe sinjal shprese
Per kancelaren gjermane Angela Merkel rezultati kaq i keq per koalicionin qe ajo drejton eshte edhe shpresedhenes. Nese arrihet kalimi nga enegjia atomike ne energjine e rinovueshme atehere mund te kapercehen turbullirat e shkaktuara nga zgjedhjet per parlamentet e ketyre landeve. Qe ne fundjave politikane te partive qe qeverisin ne Berlin u perpoqen tia kalonin topin partive opozitare asaj socialdemokrate dhe Te Gjelber. Ato duhet te krijojne ne landet qe drejtojne parakushtet e nevojshme per perdorim me te madh te energjise se rinovueshme. Pra te ndertojne diga rruge te reja energjitike dhe gjera te tjera te ngjashme.
Detaje te tilla tregojne rendesine e madhe te ketyre zgjedhjeve. Ato ishin sic e tha edhe kryetari i Partise Socialdemokrate referendum per energjine atomike. Nese dikush nga partite ne pushtet ka patur ndonje shprese se lajmi per kontrollin e centraleve atomike mund te ndikonte ne keto zgjedhje dhe gjithcka do te mbetet sic ka qene duhet ti harroje keto shpresa.
Edhe liberalet ndodhen para veshtiresive
Ky ndryshim ne politiken energjetike nuk do te pranohet kaq lehte nga partite qeveritare. Angela Merkel duhet te perballohet me diskutime te ashpra brenda partise. Megjithese deri tani ajo ia ka dale qe ti beje per vete kristiandemokratet edhe ne ndryshime vendimtare kursi si per shembull heqjen e detyrimit ushtarak. Sepse dikush qe kerkon te perfaqesoje nje pozicion qe te merret seriozisht duke iu kundervene kryetares se partise nuk duket ne horizont te CDU-se.
Ngjashem paraqitet situata edhe tek liberalet gje qe mund ti shpetoje fillimisht koken kryetarit Guido Westerwelle. Pasardhesi i vetem potencial sekretari i pergjithshem i partise Lindner ose ministri i Shendetesise Roumlsler vleresohen si pa pervoje qe te marrin kryesimin e partise tani ne mes te krizes. Tjetri ministri i Ekonomise Rainer Bruumlderle njeri me pervoje te gjate duhet te kujdeset aktualisht per te shpetuar koken e tij. Sepse Partia e liberaleve demokrate ne landin Rajnland Pfalc e drejtuar prej tij ka mbetur pas zgjedhjeve per parlamentin e landit jashte parlamenti dhe per kete ka kontributin e saj edhe nje shprehje qe ia atribuojne atij dhe e pergenjeshtruar vetem pergjysme me pas sipas te ciles vendimi i fundit i qeverise per energjine atomike eshte marre per hir te fushates elektorale.
Pra qeveria Merkel- Westerwelle do te vazhdoje he per he si deri tani. Megjithese ne kushte me te veshtira.
Autor Peter Stuumltzle
Redaktoi Auron Dodi