Aleancës për Prishtinë hapë zyrën në Dardani

Kryetari i Aleancës për Prishtinë Besnik Tahiri i shoqëruar nga Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorë tjerë bënë hapjen e zyrës në lagjen Dardania.
Kryetari i nëndegës “Dardania e Vjetër” Rasim Krasini tha kjo zyrë do të jetë pikë takimi për të lidhur banorët e kësaj lagje me vizionin e Aleancës për Prishtinën, duke shërbyer si mundësi reale për ta ofruar potencialin e secilit banorë për ndryshimin e Prishtinës.
Ndërkaq kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e cilësoj projektin e Aleancës për Prishtinën si njërin ndër angazhimet më serioze në ofrimin e një modeli të ri qeverisës jo vetëm për Prishtinën por dhe me Kosovën. “Ne ofrojmë kapacitetin tonë më të madh për qeverisje me Kosovën”, tha Haradinaj.
Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri para banorëve të lagjes Dardania theksoi se: “është emocion i veçantë sa herë që ndodhem para jush në takime si këto, që mbeten për mua gjëja më me vlerë. I tërë angazhimi im do të jetë i drejtuar në realizimin e projektit të qytetarëve duke garantuar se unë do të merrem vetëm e vetëm me këtë punë. Këto janë vlerat ku u rrita, nga kjo edukatë qytetare, nga kjo lagje, nga kjo rrugicë dhe është pikënisja e projektit tim për Prishtinën ndryshe”.
Me projektime tij, pllatoja e Dardanisë, Tahiri pretojë se do t’i japë një vlerë të re qytetit, duke u shndërruar në një prej qendrave më të bukura në Kryeqytet. V
“Vizioni ynë është për një qytet që ofron larmi mundësish për të gjitha moshat, për të gjithë banorët, një fuqi tërheqëse për një të ardhme që do të krijojë shumë më tepër investime, që do të sjellë një mundësi të re për zhvillim”, nënvizoi Tahiri. /Indeksonline/