"Aleanca per Qytetarin", fiton me 70.890 vota Rozeta Rapushi
Koalicioni "Aleanca per Qytetarin", rezulton fitues per votat e marra ne shkalle vendi ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Sipas rezultateve te bera publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ky koalicion ne shkalle vendi ka siguruar ne zgjedhje, 733.520 vota. Ndersa koalicioni "Aleanca per te Ardhmen", 662.630 vota. Fitues koalicioni me ne krye Partine Demokratike, ne shkalle vendi rezulton edhe me marrjen ne total te 203 bashkive dhe komunave ne vend. Nderkohe, qe kundershtaret, koalicioni "Aleanca per te Ardhmen", kane arritur te fitojne 138 bashki dhe komuna ne vend. Me epersi, te majtet jane vetem ne fitoren e bashkive. Nga 65 bashki ne vend, koalicioni "Aleanca per te Ardhmen" ka marre drejtimin e 35 prej tyre ne total perballe kundershtareve, koalicionit "Aleanca per Qytetarin", qe kane fituar 30 bashki ne vend. Ky koalicion, renditet i pari ne listen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, me 70.890 vota te marra me shume se koalicioni i se majtes. Nderkohe qe pritet edhe mbyllja e procesit te numerimit te votave per njesite bashkiake ne kryeqytet, per ti dhene edhe mbylljen zyrtare procesit te numerimit dhe te perllogaritjes se votes popullore se dhene ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Kryeministri Sali Berisha, u shpreh per kete ceshtje edhe ne mbledhjen e fundit te qeverise te mbajtur disa dite me pare. Sipas tij, koalicioni qe ai drejton, rezulton fitues me te pakten 6% te votave te marra me shume ne shkalle vendi. Cka sipas tij, rikonfirmon mbeshtetjen ne popull per mazhorancen qe ai drejton dhe jep nje mbeshtetje edhe per fitoren e po kesaj mazhorance ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013. Ne kete rritje, nje rol jo te vogel kane partite e koalicionit, si Partia Levizja Socialiste per Integrim, Partia Republikane dhe Partia per Drejtesi, Integrim dhe Unitet. Ne detaje keto forca politike, LSI, PR dhe PDIU kane marre ne zgjedhje perkatesisht 108.000, 67.039 dhe 59.499 vota, duke rritur numrin e votave per koalicionin "Aleanca per Qytetarin". Me pak rezultativ ne zgjedhje, jane partite politike aleate te se majtes, te cilat kane marre me pak vota se ato te kampit te djathte. Keshtu, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut (PBDNJ) ka marre ne zgjedhjet lokale sipas te dhenave te KQZ-se, 83.183 vota, socialdemokratet (PSD) 40.117 vota dhe demokristianet (PDK) 43.202 vota.
Rezultatet e votave ne rang vendi
Aleanca per Qytetarin 733.520 vota
Aleanca per te Ardhmen 662.630 vota
Partite jashte koalicioneve 72.000 vota
Rezultatet per bashkite
Aleanca per te Ardhmen 35 Bashki
Aleanca per Qytetarin 30 Bashki
Rezultatet per komunat
Aleanca per Qytetarin 173 Komuna
Aleanca per te Ardhmen 103 Komuna
Rezultati ne njesite bashkiake, Fiton Nikolla PS, dhe Fuga PD
Mbyllet rezultati vetem per dy njesi bashkiake ne Tirane. Nga procesi i numerimit te zhvilluar deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme, rezulton fituese ne njesine bashkiake numer 1 ne Tirane, Lindita Nikolla, kandidatja e Partise Socialiste per kete njesi. Nikolla, ka marre 9985 vota ne total perballe kandidatit demokrat, Agron Seseri me 8775 vota. Po dje, u mbyll edhe rezultati per njesine bashkiake numer 10 ne kryeqytet, ku rezulton fitues kandidati demokrat, Blendi Fuga me 6748 vota te marra kundrejt socialistes, Enada Alikaj me 5060 vota ne total. Procesi i numerimit te votave, vijon per 9 njesite bashkiake te mbetura. Nga rezultatet paraprake te numerimit te votave, kandidatet e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", kane nje epersi votash ne njesine numer 2, 4, 8 dhe 11. Me konkretisht, Elez Gjoca kandidati demokrat ne njesine bashkiake numer 2, rezulton me nje epersi prej me shume se 1000 votash ne gjysmen e kutive te numeruara, perballe kundershtarit Artemon Cukalla. Nderkohe qe po keshtu, edhe kandidati demokrat Hysen Xhura ne njesine bashkiake numer 4, ka nje epersi prej 800 votash perballe kundershtarit Vahid Kalaja. I paarritshem ne vota, duket se eshte kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Arben Tafaj ne njesine bashkiake numer 8 me 4112 vota perballe kundershtarit Sadi Vorpsi i cili ka marre 2560 vota, megjithese rezultati edhe nuk eshte perfundimtar per shkak se numerimi i votave vijon. Nga ana tjeter, kandidatet e koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", kane epersi votash ne njesite bashkiake numer 3, 6 dhe 7. Ndonese numri i votave siper kundershtareve eshte ende i ulet, kandidati socialist ne njesine bashkiake numer 3, Enver Sulollari rezulton me 2220 vota, pra 200 vota me shume se kundershtari Ilir Kokona qe ka deri me tani 2070 vota. Epersi socialistet kane edhe ne njesine bashkiake numer gjashte, ku Krenar Cenollari ka marre aktualisht 8183 vota, kundrejt Luzhiana Abazaj me 7260 vota ne kete njesi, procesi i numerimit vijon. Po keshtu, edhe kandidati socialist Erion Koka renditet siper kundershtarit demokratit Krenar Alimehmeti ne njesine numer shtate me 9774 vota, kundrejt 8981 votash. Megjithate rezultati ne keto njesi bashkiake eshte teper i ulet, duke marre parasysh faktin se procesi i numerimit vijon ende.
Rezultatet
Vuloset fitorja per dy njesi bashkiake ne kryeqytet. Kandidatja socialiste, Lindita Nikolla shpallet fituese ne njesine bashkiake numer 1 me 1210 vota me shume se kundershtari dhe demokrati Blend Fuga shpallet fitues ne njesine bashkiake 10, me 1688 vota me shume se kundershtari.
Njesia Bashkiake numer 1
Lindita Nikolla PS 9985 vota
Agron Seseri PD 8775 vota
Njesia Bashkiake numer 2
Elez Gjoza PD 13.793 vota
Artemon Cukalla PS 12.723 vota
Njesia Bashkiake numer 3
Enver Sulollari PS 2220 vota
Ilir Kokona PD 2070 vota
Njesia Bashkiake numer 4
Hysen Xhura PD 3934 vota
Vahid Kalaja PS 3173 vota
Njesia Bashkiake numer 6
Krenar Cenollari PS 8183 vota
Luzhiana Abazaj PD 7260 vota
Njesia Bashkiake numer 7
Erion Koka PS 9774 vota
Krenar Alimehmeti PD 8981 vota
Njesia Bashkiake numer 8
Arben Tafaj PD 4112 vota
Sadi Vorpsi PS 2560 vota
Njesia Bashkiake numer 9
Armond Halebi PS 882 vota
Indrit Fortuzi PD 822 vota
Njesia Bashkiake numer 10
Blend Fuga PD 6748 vota
Enada Alikaj PS 5060 vota
Njesia Bashkiake numer 11
Haki Mustafa PD 6117 vota
Naim Asllani PS 5199 vota