E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca per te ardhmen dhe PBDNJ me marreveshje te posacme

Koalicioni Aleanca per te ardhmen dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut kane nenshkruar zyrtarisht nje marreveshje reciprociteti per mbeshtetjen e kandidateve perfaqesues te paleve ne zgjedhjet vendore te 8 majit. Marreveshja u be publike nga kreu i Partise Socialiste dhe kreu i PBDNJ-se Vangje Dule.

Kryesocialisti Rama e quajti marreveshjen te posacme dhe vleresim i marredhenieve te mira ne keto dy vite bashkepunim me Dulen.

Kjo eshte nje marreveshje e posacme zgjedhore e cila behet pjese e te vetmes rruge rruges sone per ti dhene qytetetareve mundesine qe te zgjedhin me te mirin. Kjo eshte nje marreveshje e posacme per nje marredhenie e nje bashkepunim te posacem ne funksion te nje Shqiperie europiane ku te gjithe te ndjehen qytetare te lire- tha Rama

Ne fjalen e tij kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule tha se kete marreveshje e konsiderojme si nje gjest emancipimi dhe tregues te asaj qe ne nenkuptojme si ballafaqim kanditaturash ndersa shtoi se nepermjet kesaj marreveshje i jepet nje arsye me shume koalicionit per te qene te suksesshem.

PBDNJ do te mbeshtese kandidaturat e Aleances per te ardhmen duke filluar nga Bashkia e Tiranes dhe ne cdo bashki e komune sikurse edhe aleanca do mbeshtese kandidatet tane- tha Dule



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›