Zjarr ne rrugen e Kavajes nuk ka te lenduar

Nje zjarr ka perfshire bodrumin e nje pallati shumekatesh ne rrugen e Kavajes ku ishte instaluar nje qender biznesi. Nga drejtuesit e zjarrfikesve mesohet se ne pak minuta zjarrefikesit kane mundur te vene nen kontroll zjarrin duke eleminuar mundesite e rrezikut per banoret perreth. Nje gjenerator mendohet te kete qene dhe shkaku i shperthimit te zjarrit ne bodrum. Mesohet se ne keto momente ne vendngjarje jane tre zjarrfikese ndersa jane drejt shuarjes se plote te zjarrit.