Aleancat dhe morali në politikë
Dje, gati u konfiguruan përfundimisht aleancat politike midis grupeve kryesore në zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit 2013. Duket se parti kryesore në terrenin e politikës, përveç dy partive më të mëdha tradicionale PD dhe PS apo dy partive kryesore të këtij tranzicioni, janë edhe 4-5 parti të tjera të rëndësishme, duke përfshirë edhe një parti të re e me pretendime më të mëdha ndër to, si Fryma e Re Demokratike (FRD). Pikërisht, dy partitë më të reja, ku veç FRD hyn edhe AK, kanë qenë këto ditë kryefjala e politikës, lidhur me idenë e qëndrimit të tyre më vete apo rreshtimit në një prej dy blloqeve kryesore të majtë- të djathtë, apo thënë ndryshe, rreshtimit të tyre me PS-në a me PD-në. Duket se, të paktën për FRD, nuk ka pasur mëdyshje për t’i qëndruar në mënyrë konsekuente idesë për të qenë një pol më vete nga dy polet tradicionale, të cilat FRD-ja i ka quajtur prej një viti si ‘partitë e tranzicionit’ dhe përgjegjëse të gjendjes së vështirë në nivelin e demokracisë dhe ekonomisë kombëtare.
Ndërsa AK u përpoq të vinte disa kushte thjesht pragmatiste për PS, FRD është joshur për të bërë aleancë hapur dhe fshehtazi nga PS, PD dhe LSI. Pasi kjo e fundit nuk mundi të realizonte koalicion me 2 partitë e reja dhe me disa parti të tjera si PDIU për të qenë ajo nukli i bllokut të tretë, u hodh në prehrin e PS, pikërisht në shtratin e majtë ideologjik nga ajo kishte dalë dhe me partinë e vjetër prej së cilës ajo ishte ndarë në vitin 2004-‘05. Për shkak se LSI është një parti e diskretituar në afera të ndryshme korruptive dhe keqqeverisje, FRD nuk pranoi të bënte me të një aleancë, megjithëse I. Meta nuk bëri një kërkesë publike si dy të mëdhatë ndaj FRD, për shkak se LSI e ndjente mbi shpatullat e saj opinionin shpërfillës të kësaj të fundit ndaj saj. Madje LSI e ndjen se nuk do t’i shpëtojë dot darës së këtij opinioni të vërtetuar me zë e figurë edhe me votuesit e shumtë që do e ndëshkojnë, pavarësisht lekëve e valutës së shumtë të hedhur për çdo votë, lekë të përfituara nga korrupsioni mbi financat publike dhe abuzimi me pushtetin.
Në fakt aleancat shihen në dy mënyra: 1) Nga pikëpamja morale, çka ka lidhje me pozicionimin programor të partive. 2) Nga pikëpamja pragmatiste. Kjo e dyta s’ka nevojë për shpjegim, pasi lidhet vetëm me përfitimin makiavelist me pushtetin. Dy partitë e mëdha luftojnë për çdo votë, për të mos e lënë të shkojë dëm, duke u përthithur sipas përqindjes prej palëve të tjera konkurruese të cilat e kalojnë pragun elektoral. Nga pozicionimi ideologjik përfitojnë partitë e vogla të qendrës, të cilat historikisht këta 23 vjet kanë rrëshqitur, për shkak të erës së pushtetit, sa nga njëri krah te tjetri. Por këtë vit aleancat kanë qenë të vështira për disa kushte të reja specifike të krijuara. Parti të tilla si PBDIU-PBDNJ-AK kanë qenë të tria në luftë me njëra-tjetrën dhe kanë deklaruar se asnjëra prej tyre nuk do të qëndronte në një koalicion me njërën prej dy të tjerave. Të manovroje me to, duket si anekdota e kalimit të ujkut, dhisë dhe barit nga një anë e lumit te ana tjetër, pa mundur t’i merrje të tre njëherësh në varkë dhe, këto deklarata si edhe nxitja prej PS për të krijuar një parti të re çame me qëllim për t’i hequr një mandat PBDIU në Fier, vendosën afrimin e Idrizit me Berishën dhe, nga ana tjetër, afrimi i Dules me PS duket se largoi AK dhe politikanin pa eksperiencë, Spahiun, prej PS e bllokut të majtë. Duket se koalicioni PS-PBDNJ mund të ketë pasur si kusht të fshehtë edhe largimin nga blloku i majtë të AK, veç të tjerash edhe për shkak të nacionalizmit të saj. Mesa duket mes aleancës me grekët dhe aleancës me pretendime e me kosto prej nacionalizmit ‘in extremis’ të Spahiut, Rama përzgjodhi aleancën me Athinën.
Parë nga pikëpamja morale, bie në sy për keq aleanca PS-LSI, një aleancë e quajtur si midis arrivistëve dhe hajdutëve. Do të ishte skandaloze që, ndërsa po bie ylli i të djathtës në Shqipëri, kjo dyshe të merrte frenat e pushtetit e vetme. LSI, e cila ishte parë me simpati nga opinioni publik në kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve vrastare të demokracisë me ndryshimet kushtetuese në vitin 2008, pati të gjithë shansin dhe mjetet që ta vinte në jetë rregullimin e Kodit Zgjedhor dhe krijimin e hapësirave të nevojshme të lirisë që iu vodhën qytetarit nga Paketa Kushtetuese dhe Kushtetuta në periudhën mes viteve 1992-2008. Ajo mund ta kishte zhdukur Shqipërinë nga harta e vendeve më antidemokratike në planét në zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike, për shkak të sistemit zgjedhor dhe procesit thellësisht partiak të numërimit, proces i cili kufizon, qoftë me mjete ligjore e qoftë me arbitraritetin e komisioneve politike, hyrjen e subjekteve të reja dhe barazinë e tyre në shanse në zgjedhjet politike ose lokale. Ndërsa LSI mund ta kishte vendosur si kusht të panegociueshëm qeverisjen me PD në funksion të një Kodi dhe një sistemi tjetër elektoral, ajo u kap peng i korrupsionit dhe gjithë kohës e vetmja hapësirë që iu la bosh ishte e drejta për të plaçkitur një pjesë të ekonomisë kombëtare, gjë të cilën kjo parti di ta bëjë më mirë se PD dhe PS, të cilat edhe këto nga ana e tyre dihet se si e kanë masakruar ekonominë e vendit, gjendje të cilën nuk mund ta shpëtojë kurrsesi programi i cekët e megaloman i E. Ramës, program i cili nuk tregon se ku do e gjejë energjinë për një zhvillim të prosperitetit apo thënë ndryshe mishellën e punës së kualifikuar me kapitalin. Ndërsa LSI mund t’i vinte ortakut blu disa kushte për zgjedhjen e Presidentit dhe për Kodin Zgjedhor për të bashkëqeverisur me të, Ilir Meta si një arlekin e kloun ulej me partitë e tjera të vogla duke ‘protestuar fuqishëm’ për ndryshimin e sistemit dhe të Kodit. Kjo ishte thellësisht për të qarë e për të qeshur, apo jo? Vërtet Ilir të qante zemra për këto rregullime për të cilat hyre edhe në një grevë të lavdërueshme urie? Mos na bëj edhe neve të të besojmë kur ti e thua hapur se po na gënjen. Ah, sikur të mos ishte ajo kaseta dhe drejtësia që do të të ndjekë pas si hija, Ilir!
Duket se e vetmja parti koherente qysh nga krijimi në lidhje me konceptin moral të aleancave ka qenë FRD. Ajo po i përmbahet boshtit të saj për aleancë me qytetarin, për të krijuar me votat e saj ‘polin e tretë’, që për mua është poli i dytë, poli i munguar në politikën shqiptare. Po t’i shikosh me kujdes, PD ka në lidership ramizistët, PS ka bllokmenët dhe enveristët, LSI-ja që shkëlqen si ari i Krrabës, ka si lidership sulogradecistët dhe pjesën më të pangopur të sigurimsave. Pra këto parti janë PPSH e ndarë më tresh dhe të tria janë parti të majta. Mbi bazën e këtij koncepti, FRD mund të quhet si poli i djathtë i vetëm, pasi në programin e saj ajo ka edhe ish-të burgosurit politikë, dëmshpërblimin e paketës së tyre prej 360 milionë $ në tre vjet, me tri këste nga 120 milionë $ në çdo vit, si edhe një trajtim më rigoroz të ish-pronarëve dhe kufizimin në natyrë të dëmeve ndaj tyre, për aq sa është e mundur të shpëtohet pas zaptimeve dhe masakrave urbane të lejuara nga simbioza puniste PD-PS në këta 23 vjet.
Qëndrimi më vete i FRD tregon ambiciet e saja për të përthithur brenda radhëve të saj gjithë elitën e të djathtës, elitën e spektrit të të zhgënjyerve që nuk shkojnë në votime, elitën moraliste të të majtëve, të cilët janë në total rreth 10% te e majta dhe që kësisoj shohin te FRD një sfidante të promovimit të vlerave dhe virtyteve në kakofoninë e zërave me frekuenca të ndryshme në politikën shqiptare. FRD në programin e saj ka shpalosur objektiva të rëndësishëm për të rikthyer në vend binomin e famshëm liri-demokraci me të cilin duket se nga viti 2008 janë tallur PD-PS-LSI, të cilat me Kodin e ri Zgjedhor e kanë kthyer popullin sovran në një pulë në furrik dhe kanë shpallur si mbret të kafshëve, 8 vjet një luan blu, 8 vjet një luan rozë me disa trëndafila të përgjakur në gojë.
Popullit i duhet kthyer sovraniteti, sistemit demokracia. Ky objektiv mund të realizohet fare kollaj nëse qytetarët do e mbështesin projektin politik të FRD. Ky projekt do të çlironte mundësitë për një pushtet të tretë të lirë e efikas - pushtetin gjyqësor - dhe krijimin dora-dorës të një shteti të së drejtës. Me anë të një presidenti të kontrolluar dhe ‘puppet strings’ (kukull me tela) të njërit prej luanëve, kontrollohet gjithë sistemi i drejtësisë dhe kjo i trimëron krerët e mazhorancave për t’u sjellë si despotë, pasi ata e dinë se nuk do t’i gjykojë kush kur të shfronësohen nga pushteti 8-vjeçar. Ideja e të qenit të rëndësishëm do e asfiksojë dhënien e drejtësisë nga ky sistem, i cili do të bjerë në kolaps e kësisoj gjithë sistemi do të jetë në krizë, duke vrarë besimin dhe adresimin e qytetarëve dhe subjekteve drejt tij duke sjellë vetëgjyqësinë dhe kaosin. Gjithashtu, duke ndryshuar sistemin zgjedhor dhe duke e modernizuar sistemin elektronik të shpejtë për numërimin e votave, vendi do të zhvillojë për herë të parë zgjedhje me standarde, të lira e të ndershme, gjë e cila do t’i mbajë palët në një komunikim më të besueshëm e të pakontestueshëm. Nga ana tjetër, ndërtimi i një krahu politik të qëndrueshëm dhe demokratik, do të sjellë një qeverisje më të përgjegjshme, më pak evazion tatimor e ekonomi informale, si dhe do të diversifikohet tregu, i cili nuk do të ketë dominim të monopoleve, çka do të sjellë një shpërndarje të gjerë të fitimit nëpërmjet çmimeve të ulura të mallrave dhe shërbimeve, si edhe ngritjen e një ekonomie sa më të gjerë për konsum të brendshëm të mallrave tona me avantazh të krahasuar, sidomos në tregun rajonal, kosto të ulët si dhe nxitjen e eksporteve, çka do të sillte nga ana tjetër një përmirësim të bilancit të pagesave sipas doktrinës merkantiliste. Politika dhe ekonomia janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën.
Nëse FRD do ndryshonte rrugën nga thelbi i saj i derisotëm substancial, kjo nuk do t’i vlente askujt, aq më tepër vetë elektoratit të saj. Me PS as që bëhet fjalë që FRD mund të bënte koalicion parazgjedhor, për shkak të thelbit diametralisht të kundërt të filozofisë së tyre politike. Por edhe nëse FRD do të bënte një koalicion me PD, ajo do të ishte një krijesë amorfe dhe e zbehur dhe kjo do të vriste shpresën e ndryshimit të së djathtës në këtë vend. Tash, qytetarët kanë mundësi të votojnë ‘PRO’ dhe jo vetëm ‘KUNDËR’ siç kanë bërë deri më sot, në një kohë që dy partitë e mëdha janë përgjegjëse për këtë gjendje kur edhe një bebe në barkun e nënës pritet që të dalë prej saj me 2700 euro borxh ndaj bankierëve të huaj. Nëse votat e deputetëve të FRD do të jenë vendimtare në Kuvend për të qeverisur, çka ka gjasa të ndodhë vërtet sipas shembullit grek e italian, do të shihet shumë shpejt mungesa e kompromiseve përkundër programit të saj politik dhe ekonomik, pikat e të cilit janë të panegociueshme, dhe do të realizohet kësisoj objektivi i saj dhe i të gjithë shqiptarëve për të risjellë lirinë dhe për të forcuar demokracinë e prosperitetin në vend. Pikërisht ato që kishte mundësi por s’i realizoi dot LSI, partia e cila mund të ngelej në histori por që, siç e thamë, fatkeqësisht do të mbahet mend si partia që futi korrupsionin më galopant, që bëri kompromise kulisash përkundër idealeve që i kishte mbrojtur me aq patos më 2008-ën dhe që tashmë ka futur modelin më të ndyrë në korruptimin e qytetarëve dhe votave të tyre me parà.
Kështu, duket se deri tani vetëm FRD nuk ka shkelur mbi moralin dhe ka dhënë një leksion për të mbi qytetarët, duke i emancipuar sadopak këta dhe gjithë politikën shqiptare të molepsur vetëm nga arrivizmi dhe pragmatizmi për pushtet makiavelist, bazuar në çdo lloj aleance të paprinciptë.