E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, digjet automjeti i një efektivi policie, zjarri i qëllimshëm

VLORË- Një automjeti në pronësi të një efektivi policie i është vënë flaka mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Burime policore nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se automjetit me targa italiane AN420VN, ishte parkuar pranë konvikteve të vajzave, kur i është vënë flaka.

Nga hetimet paraprake dyshohet se makinës i është vënë zjarri qëllimisht, për shkak të detyrës së pronarit të saj.

Policia nis hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe arrestimin e autorëve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›