E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendi vakant në KLD, kalon vetëm me votat e mazhorancës tek “Ligjet”

TIRANË- Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e PD-së për vendin vakant të KLD-së.

Opozita gjatë mbledhjes së sotme u shpreh kundër kandidaturës së Lulëzim Lelçaj, propozim i PD-së për këtë post.

Pas prezantimit të Lulëzim Lelçaj, deputeti i socialist Pandeli Majko deklaroi se kandidatura nuk i zotëron kriteret, duke paralajmëruar votat kundër kandidaturës që e cilësoi si politike.

Por, kryetari i komisionit, Ilir Rusmajli tha se Lulzim Lelçaj ka 15 vjet eksperiencë pune dhe i plotëson të gjitha kriteret ligjore për të qënë anëtar i KLD-së. 

Grupi i PD-së propozoi në këtë detyrë kandidatin Lulzim Lelçaj, i cili do të zëvendësojë në KLD, znj. Lefterije Lleshi, pas emërimit të saj në postin e kryetares së KQZ-së.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›