Aleancat dhe reduktimi i PBDNJ-se
Prej nje poli me ndikim ne vendimmarrje dhe nje aleat i te gjitheve prej vitit 1997 deri ne vitin 2005 Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut e drejtuar nga Vangjel Dule pesoi nje godite derrmuese me 28 qershor 2009. Ka mjaftuar periudha mes 2005-s dhe 2009-s dhe integrimi ne qeverine Berisha i disa ministrave me origjine greke qe efekti i percarjes te behet nje realitet shume pjellor aq sa prodhoi edhe rezultatin me minimal ne 20 vite pluralizem. Duke nisur rrugen me 5 deputete ne Parlamentin e pare pluralist Omonia dhe me tej zgjatimi parlamentar i saj PBDNJ perfundoi me vetem nje mandat ne Kuvendin e Shqiperise ne qershorin e vitit 2009. Interesant ne kete rast eshte fakti se i vetmi deputet i saj Vangjel Dule fitoi mandatin si deputet i Qarkut te Vlores dhe jo i Gjirokastres ku eshte perqendruar pakica greke. Si perfitues direkt i kesaj koniunkture qe solli largimin e dy ish-deputeteve te tjere minoritare Ligoraq Karamelo dhe Kristo Goci rezultoi Kryeministri Sali Berisha i cili mundi te perfshinte ne kabinetin e tij te ri elemente perfaqesues te pakices greke si Spiro Ksera Thoma Mico ne rangun e zevendesministrit pa harruar mundesine qe i ofrohet tanime Kosta Barkes i cili fitoi mandatin e deputetit pas kandidimit te Ardian Kollozit ne garen per kryetar bashkie ne Vlore. Per tu nenvizuar se si Ksera ashtu edhe Barka figurojne si kandidate te Partise Demokratike cka deshmon per mirekuptimin qe kreu i vendit ka per raportet qe duhen respektuar ne rajone te caktuar te Shqiperise. E shoqeruar edhe me angazhimin per zgjidhje te disa ceshtjeve te tjera marredhenia me minoritetin e perforcuar ne pozat me daljen ne skene te MEGA-s duket se ka humbur terren pas realiteteve te reja te krijuar ne skenen politike shqiptare. Keshtu afrim me te djathten shqiptare realizoi edhe Partia per Drejtesi dhe Unitet bashkuar me vone me PDI kreu i se ciles Shpetim Idrizi eshte nje deputet i ardhur nga lista e Partise Socialiste. Artikulimi nacionalist i ketij subjekti dhe perfshirja direkte e tij ne levizjen per pezullimin e regjistrimit te popullsise mbi vetedeklarimin e fese dhe etnise krijoi edhe kontradikten e pare logjike te funksionimit te nje koalicioni qeveritar qe integron brenda edhe nje program nacionalist aq edhe nje subjekt qe bart interesa te ndryshme. Kjo loje e dyanshme nuk eshte e re dhe ketu duhet sjelle edhe nje here ne kujtese se gjate procesit zgjedhor te vitit 2005 nje nga zerat kunder qeverise socialiste te drejtuar nga Fatos Nano ishte edhe ai i diplomateve greke te akredituar ne Tirane te cilet u shfaqen publikisht ne fushate.