Regjistrimi, Aleanca “Kuq e Zi”: Kuvendi të shqyrtojë peticionin

Aleanca “Kuq e Zi” reagon pas miratimit nga Komisioni i Ligjeve të projektligjit për regjistrimin e popullsisë.
Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesit e aleancës u kanë bërë apel partive politike që të votojnë draftin e propozuar prej tyre ndërsa kanë kërkuar që të dëgjohen në Parlament.
Përfaqësuesit e alencës “Kuq e Zi” ka kërkuar shqyrtimin e peticionit të qytetarëve kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe feje ndërsa kanë kërkuar edhe të publikohet data në të cilën Parlamenti do ta marrë në shqyrtim këtë peticion.