Komisioni Antidiskriminim Ankesa per deputetin Shehu
Komisioni per eshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut shqyrtoi dje Raportin Vjetor te Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi per vitin 2010. Raporti fokusohet ne dy drejtime ne ngritjen institucionale nepermjet pershkrimit te krijimit struktures organizative dhe komisioneve te KMD si dhe pershkrimin e aktiviteteve dhe veprimtarive kryesore te zyres se komisionerit. Raporti citon se synimi kryesor i KMD per vitin 2010 ka qene promovimi i ligjit dhe institucionit ne funksion te permbushjes se prioriteteve dhe detyrimeve te zyres se komisionerit. Ketij synimi i kane sherbyer dhe aktivitetet dhe veprimtarite qe jane organizuar ne bashkepunim me organizatat e tjera qe kane si objekt te punes se tyre mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Komisionerja Irma Baraku beri te ditur se ne vitin 2010 ka pasur vetem 4 ankesa. Nder keto 4 ankesa vihet re ajo ndaj deputetit te PD-se Tritan Shehu i cili eshte nenkryetar i Komisionit parlamentar te Shendetesise. Ankesa e ardhur me date 7 dhjetor 2010 eshte paraqitur nga LGTB Pro/Pink Emmbassy dhe Aleanca kunder Diskriminimit te Personave LGBT dhe pretendon diskriminimin nga nenkryetari i Komisionit parlamentar te Puneve te eshtjes Sociale dhe Shendetesise per konsideraten e shprehur ndaj ketij komuniteti si dhe nga komisioni per mosmarrjen parasysh te kerkeses se kesaj shoqate per nje seance degjimore thuhet ne raportin e paraqitur nga Baraku. Mesohet se ka pasur dhe gjobe ndaj deputetit Shehu. Ankesa tjeter lidhej ndaj nje firme ndertimi ku nje shtetase shqiptare eshte shprehur per diskriminim ndaj perkatesise gjinore. Ndersa nje ankese tjeter lidhet nga nje punonjes policie i cili pretendon se eshte diskriminuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit. Kjo ceshtje sipas raportit te kryekomisioneres eshte duke u shqyrtuar dhe pritet te jepet nje vendim final. Komisioni i Ligjeve pritet te votoje sot rezoluten per punen e ketij institucioni i cili eshte krijuar vetem ne vitin 2010.