Ruzhdia komisioneret ndeshkohen me 35 muaj burg
Pas dy vitesh Gjykata e Rrethit Fier ndeshkon komisioneret e Komunes Ruzhdie. Me 35 muaj burg dhe 2 milione e 250 mije leke eshte masa e denimit e dhene nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare te Rrethit Gjyqesor Fier ndaj pese ish-anetareve te komisionit te qendres se votimit te fshatit Ruzhdie.
Trupi gjykues nuk mori parasysh kerkesen e prokurorit lirim Sino perfaqesues i organit te akuzes ne Fier i cili i kerkoi gjykates nje mase denimi ne total nga nje vit per secilin prej te pandehurve. Gjyqtari i kesaj ceshtjeje Roland Jaupaj vendosi ne fund te procesit te denoje per shperdorim detyre falsifikim te dokumenteve zgjedhore ne bashkepunim shkelje te fshehtesise se votimit votimit me shume se nje here shtetasit Bujar Kararaj Shezai Kararaj Veledin Myftaraj Robert Myftaraj dhe Pellumb Myrto me nga shtate muaj burg dhe 450 mije leke gjobe. Nderkohe qe me akuzen per braktisje te detyres shtetasit Qazim Aliaj Pellumb Ferzaj dhe Ervin Myftaraj komisionere te opozites se majte gjyqtari vendosi ti denoje me 150 mije leke gjobe. Ne vendimin e gjyqtarit Jaupaj ishte edhe masa e denimit me 100 mije leke ndaj shtetasit Elmaz Donaj me akuzen e votimit me shume se nje here. Zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 ne Ruzhdie ishin me problematiket ne vend pasi komisioneret u larguan nga qendra e votimit.