E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleancë Basha-Olldashi kundër Topallit

Shokët e djalit dhe miqtë e vajzës së Berishës pushtojnë kryesinë

Tek e fundit, për çfarë duhet kjo kryesia e Partisë Demokratike? Kështu pyet analisti Mustafa Nano, në blogun e tij. Në fakt Këshilli Kombëtar është mbledhur për të zgjedhur kryesinë në shkelje të statutit të PD. Zgjedhja e kryesisë dhe drejtuesve të rinj duhej të ishte bërë thuajse dy vjet më përpara. Për më tepër, as këtë të shtunë demokratët nuk guxuan të zgjedhin drejtuesit e tyre, nënkryetarët dhe sekretariatin. Megjithatë kryeministri e ka arritur qëllimin e tij. Lulzim Bashën e ka bërë më të votuarin për kryesinë e Partisë Demokratike, me 116 vota nga 131 të vlefshme. Vetëm 15 persona janë shprehur kundër tij. Jozefina Topallin e kanë postuar në vendin e pestë, kurse nënkryetarin tjetër, Astrit Patozi, në vendin e shtatë. Sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode është në vendin e nëntë. Kjo ka qenë një mënyrë për të postuar të vjetrit e Partisë Demokratike e për tu dhënë një sinjal atyre. Të bie në sy renditja në vendin e dytë e Sokol Olldashit, si pjesë e një pakti mes tij e Bashës për të luftuar grupimin e Topallit dhe të tjerëve të vjetër në parti.

Në listën e më të votuarve është edhe prefekti i Tiranës, njeriu i Shkëlzen Berishës, dhe drejtori i Hipotekave, po ashtu njeriu i Shkëlzen Berishës, kurse jashtë saj kanë ngelur dy ministra të kabinetit Berisha, Genc Pollo dhe Arben Imami, që edhe kësaj radhe nuk ka hyrë në zemrën e PD-së. Duke lënë jashtë Pollon, Shehun e Imamin ka rënë edhe motivi që duket se solli PD-në në pushtet në vitin 2005, bashkimi me të larguarit.

E gjithë shfaqja ka nisur që kur kryetari Sali Berisha mbaroi fjalimin e tij të stërzgjatur, ku rrallë foli për PD-në, e kërkoi 15 minuta pushim. Sipas tij, ato minuta do shërbenin për të shtuar ndonjë propozim në listën e tij. Nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Lista është votuar ashtu siç ishte propozuar nga Berisha.

Komisioni i Votimit pranë Këshillit Kombëtar të PD i shpalli pasdite rezultatet e votimit për kryesinë. Nga 144 anëtarë të Këshillit, votuan 134. U gjetën 134 fletë votimi. Tre fletë dolën të pavlefshme. Pas Bashës me më shumë vota vjen Sokol Olldashi, më pas Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Jozefina Topalli, Bujar Nishani, Astrit Patozi, Flamur Noka, Ridvan Bode, Jemin Gjana, Edi Paloka, Fatos Beja, Mesila Doda, Genc Ruli, Keltis Kruja, Majlinda Bregu, Ardiana Gjoni, Ilir Rusmali etj.

Tanimë kryesia e PD do përbëhet nga Sali Berisha, Ardiana Gjoni, Aldo Bumci, Arben Qirjako, Arta Sakja, Astrit Patozi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Bujar Nishani, Eduard Halimi, Fatos Beja, Flamur Noka, Genc Ruli, Ilir Rusmali, Jemin Gjana, Jozefina Topalli, Keltis Kruja, Lajla Përnaska, Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Mesila Doda, Myqerem Tafaj, Rajmonda Bulku, Ritvan Bode e Sokol Olldashi. Gjithashtu në kryesi janë edhe Albana Vokshi e Gerti Bogdani për shkak se e para drejton forumin e gruas në PD dhe i dyti forumin e të rinjve.

Votat

1    LULZIM BASHA    116

2    SOKOL OLLDASHI  104

3    EDMOND SPAHO    103

4    ALDO BUMCI 98

5    JOZEFINA TOPALLI     94

6    BUJAR NISHANI   94

7    ASTRIT PATOZI   93

8    FLAMUR NOKA     93

9    RIDVAN BODE     92

10   JEMIN GJANA     84

11   EDI PALOKA 79

12   FATOS BEJA 79

13   MESILA DODA     78

14   GENC RULI  76

15   KELTIS KRUJA    75

16   MAJLINDA BREGU  75

17   ADRIANA GJONI   72

18   ILIR RUSMAJLI   71

19   ARBEN QIRJAKO   69

20   EDUART HALIMI   68

21   MYQEREM TAFAJ   65

22   RAJMONDA BULKU  65

23   ARTA SAKJA 64

24   GENT STRAZIMIRI 64

25   ARBEN IMAMI     62

26   DHORI KULE 60

27   TRITAN SHEHU    60

28   ENKELEJD ALIBEAJ     58

29   ILIR PANO  58

30   LAJLA PERNASKA  58

31   JORIDA TABAKU   57

32   PAULINA HOTI    57

33   EDIT HARXHI     56

34   LEDINA ALIOLLI  53

35   MARK MARKU 51

36   ARENCA TRASHANI 50

37   GENC POLLO 49

38   ARDIAN TURKU    47

39   GAZMEND OKETA   45

40   SPIRO KSERA     43

41   ZANA TURKU 43

42   LEONARD DEMI    39

Kryesia e re

1    SALI BERISHA

2    ADRIANA GJONI

3    ALDO BUMCI

4    ARBEN QIRJAKO

5    ARTA SAKJA

6    ASTRIT PATOZI

7    BUJAR NISHANI

8    EDI PALOKA

9    EDMOND SPAHO

10   EDUART HALIMI

11   FATOS BEJA

12   FLAMUR NOKA

13   GENC RULI

14   ILIR RUSMAJLI

15   JEMIN GJANA

16   JOZEFINA TOPALLI

17   KELTIS KRUJA

18   LAJLA PERNASKA

19   LULZIM BASHA

20   MAJLINDA BREGU

21   MESILA DODA

22   MYQEREM TAFAJ

23   RAJMONDA BULKU

24   RIDVAN BODE

25   SOKOL OLLDASHI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›