Ikona e paregjistruar enigma per shitjen e veprave te artit ne ankand
Forumi kerkon pergjegjesi nga Ministri i Kultures. Xhaferaj Vepra seshte e fondeve tona. Specialistja Pojani A eshte Shpatarak autentik
Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore Shqiptare doli dje me nje deklarate publike per tiu bere thirrje organeve kompetente te trashegimise per zhdukjen e ikones se Kostandin Shpatarakut.
Maks Velo dhe Artan Lame dy perfaqesues te forumit grupim i shoqerise civile rimoren historine se si ne Tirane u organizua ne ditet e para te tetorit nje ankand veprash arti fitimet e te cilit do te perdoreshin per qellime bamiresie dhe se si aty doli nga nje koleksion privat dhe u shit nje ikone e shek.
XVIII e piktorit mesjetar Kostandin Shpataraku. Ikona u ble per 75 mije Euro nga biznesmeni kosovar Hetem Ramadani.
Ikona pjese e koleksioni privat te piktorit Alush Shima ish-drejtor i Galerise Kombetare ne mes te viteve 90 nuk ka rezultuar e regjistruar ne Qendren e Inventarizimit te Pasurive Kulturore.
Deklarata e djeshme e Forumit ngre shqetesimin se pas denoncimit ne media nga ana e pronareve te vjeter te ikones u premtua se regjistrimi do te behej por I njejti premtim u dha edhe nga QIPK meqenese kjo Qender deklaroi se nuk ishte vene paraprakisht ne dijeni per shitjen e kesaj ikone. Qe atehere kane kaluar dy jave dhe serish ne media denoncohet fakti qe jo vetem ikona nuk ka hyre ne procedure regjistrimi prane QIPK por edhe se rezulton te kete dale jashte vendit.
Forumi i kerkonte me kembengulje Ministrit te Kultures qe te filloje urgjentisht procedurat per venien para pergjegjesise te personave apo institucioneve qe lejuan nje shthurje te tille te legjislacionit ne fuqi. I ben thirrje edhe sopranos Inva Mula e martuar me Ramadanin qe te ofroje ndihmen e nevojshme per te sqaruar kete rast.
I pyetur nga Shekulli per nje hetim te nevojshem mbi vepren qe seshte prezantuar deri me tani me asnje foto Ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj tha se objekti nuk ka qene prone e fondeve shteterore por e nje koleksioni privat. Ne ia kemi keshilluar te zotit regjistrimin e vepres te ciles iu dha ajo vlere shitjeje per qellime bamiresie.
Forumi qe u kujtua pas nje muaji po i jep ngjyrime politike kesaj historie. Ankandi u be ne emer te Fondacionit Femijet Shqiptare Domenick Scaglione qe drejtohet nga Liri Berisha.
A eshte e Kostandin Shpatarakut kjo ikone a eshte autentike
Forumi thote se nuk eshte qellimi dhe detyra e tij te provoje kete gje prandaj ia kerkojne ministrise kete hetim.
Arkeologia Iris Pojani ka pervoje si eksperte e Ministrise se Kultures dikur per trashegimine kulturore dhe per hartimin e ligjit per kete fushe.
Ajo tha per Shekullin se duhet provuar nese kjo eshte nje veper origjinale e Shpatarakut. Koleksionistet shqiptare kane shume objekte qe nuk jane autentike thote Pojani dhe shton se ligji Per Trashegimine Kulturore nuk ka sanksione per ata koleksioniste qe nuk i kane te regjistruara veprat e artit. Kjo yckel u la sepse ishte nje pervoje e re per Shqiperine administrimi dhe mbrojtja me ligj e pasurise kulturore.
Ligji parashikon edhe qe ne rast se shteti eshte i painteresuar per blerjen e nje objekti sepse eshte dicka e zakonshme atehere privati ka te drejte ta gezoje ate objekt qe ka gjetur por duhet ta regjistroje dhe ta katalogoje ne regjistrin baze te Qendres se Inventarizimit te Pasurise Kulturore dhe ai objekt eshte perseri brenda gjithe menuse se objekteve dhe shteti e di qe ky objekt administrohet nga kisha nga personi fizik a kushdo tjeter.
Pojani sqaron se duhet te sigurohemi edhe nese vepra vertet ka dale jashte vendit. Ajo mendon qe per te gjitha keto rasti Shpataraku duhet shqyrtuar nga nje jurist.
Megjithate ministria e Kultures eshte nevojshme te kape thelbin e problemit.
Pojani mendon se disiplinimi i ankandeve hartimi i nje ligji per to eshte nje detyrim po aq urgjent.
Shteti nuk merr te ardhurat e veta nga kjo veprimtari. Ankandet jane si kazinote pa licence te cilat shteti nuk i trajton thote Artan Lame.
Analiza e ketij rasti nga MTKRS do te ishte e nevojshme per te penguar rrjedhjet e tjera te trashegimise kulturore shqiptare dhe per te treguar qe shteti mund te levize dhe mund te kryeje detyren e vet.