Qeveria e re greke miraton paketen e kursimeve

Qeveria e re greke e sapomiratuar në parlament me 155 vota pro, nisi punën pikërisht me atë që është pikësynimi kryesor i saj, paketa e re e kursimeve për pesë vitet në vazhdim. Në mbledhjen e saj, kabineti grek miratoi draftin, duke detajuar edhe masat e kursimit, një kusht i prerë i Brukselit për të marrë më shumë fonde nga BE dhe FMN.
Një zyrtar i qeverisë greke i tha agjencisë “Reuters” se ligji për implementimin e paketës së kursimeve do të dorëzohet në parlament të premten dhe duhet të votohet deri në fund të muajit, në mënyrë që të zbatohet afati i vendosur nga BE për disbursimin e transhit të radhës prej 12 miliardë euro.
Kryeministri Papandreu arriti të marrë votëbesimin nga parlamenti të martën në mbrëmje, ndërsa mijëra protestues ishin mbledhur përpara godinës. Analistët thonë se ka njëfarë lehtësimi pas kalimit të suksesshëm të përbërjes së re të qeverisë në parlament, por kjo e fundit përballet me testin më të rëndësishëm, atë të votimit të reformave të saj. Papandreu shpreson të marrë miratimin e parlamentit për paketën që përfshin kursime, rritje taksash dhe shitjen e aseteve shtetërore deri më 28 qershor për të siguruar ndihmën nga ministrat e Eurozonës më 3 korrik.
Juli Prifti