E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, zjarri përfshin mbi 130 ha pyjeme pisha dhe kullota

FIER - Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dhjetëra hektarë pyje në fshatin e Darzezës në rrethin e Fierit.

Zjarri i rënë në mesditë ka shkrumbuar në një kohë të shkurtër 20 ha pyje me pisha dhe kullota, ndërsa pas 2-3 orësh nga përhapja e shpejtë prej erës së fortë, ka arritur në 130 ha.

Zjarri ka nisur fillimisht në bregdetin e Darzezës, për t'u përhapur më pas përreth, në një gjatësi prej 4 km dhe një gjerësi prej rreth 500 metrash.

Vijon të jetë ende aktiv, ndërsa situata po monitorohet edhe nga forcat të shumta policie. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

(Në foto: Zjarri sot në Fier).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›