Programi qeverisës, Topalli: Fillim i mbrapshtë i qeverisë ‘Rama’!
TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, mohon faktin që Rama ti ketë dorëzuar deputetëve programin qeverisës, pasi sic njofton ajo deri në orën 16:00 nuk është protokolluar asgjë në institucionin e Kuvendit.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Topalli thekson se kjo është hera e parë në historinë 20 vjecare të parlamentarizmit, teksa ka paralajmëruar këtë fakt si fillim të mbrapshtë të qeverisë ‘Rama’.
“Të dashur miq, në mbi njezët vite në Parlament nuk ka ndodhur kurrë që një qeveri e re të mos dorëzojë në Parlament programin e saj. Deri në ora 16:00 të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë nuk kane protokulluar asgjë! Rama ka frikë nga mashtrimet e veta. Ai refuzon të përballet me gënjeshtrat e fushatës. Turp! E papranueshme! Fillim i mbrapshtë!
(e.m/BalkanWeb)