E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, Cameron, Hollande "ok" shqyrtimit të planit rus në OKB

UASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, homologu i tij francez, François Hollande dhe kryeministri britanik, David Cameron ranë dakord për shqyrtimin në OKB të propozimit rus mbi armët kimike të Sirisë, u shpreh sot një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas këtij zyrtari që nuk e bëri publik identitetin e tij, presidenti Obama bisedoi sot në telefon me presidentin francez, Hollande e më pas me kryeministrin britanik, Cameron.

"Ata vendosën duke u konsultuar me Rusinë dhe Kinën të shqyrtonin me seriozitet qëndrueshmërinë e propozimit rus", shtoi ai.

"Analizimi i propozimit do të fillojë sot në OKB, duke përfshirë edhe diskutimin e elementëve të një rezolute të mundshme të Këshillit të Sigurimit", citon më tej burimi.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›