KQZ-ja drejt riformatimit nominal
Ndryshimi i pritshem i Kodit Zgjedhor qe ne axhenden opozitare ka si pike te pashmangshme edhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve reflekton nje problem kronik qe perhere godet institucionin ne fjale. Qe prej vitit 2000 e me mbrapa Shqiperia ka qene deshmitare e reformave zgjedhore thuajse pas cdo raundi elektoral prej nga ku edhe mandatet e anetareve te KQZ-se rrallehere jane konsumuar plotesisht. Edhe pse disa prej tyre jane te vjeter ne detyre duhet thene se mandati i dhene eshte nderprere periodikisht nga politika e cila mandej ka bere nje rivotim formal te tyre. Megjithate asnjehere deri me sot nuk ka pasur nje padi penale ndaj drejtuesve te ketij institucioni e depozituar per kete teper ne proces e siper sikunder ka ndodhur kesaj radhe cka mund te sjelle nje perqendrim energjish te opozites ne adrese te anetareve te caktuar te KQZ-se. Ajo qe ka rendesi eshte fakti se rezultati i ngushte mes dy koalicioneve sic eshte verifikuar ne vitin 2009 dhe se fundmi me 8 maj e ka shkarkuar lojen politike mbi KQZ-ne e cila mandej eshte cliruar nga kjo barre vetem me ndryshime nominale.