Nokia 100 dhe 101, celularët më të lirë
Nokia zbulon dy celularët e tij më të lirë, produkti do të tërheq përdoruesit në tregjet në zhvillim për të luftuar konkurrencën e prodhuesve aziatik.
Nokia 100 dhe 101, me cmime 20 dhe 25 euro secili, do të dalin në treg në tremujorin e katërt të këtij viti.
Lajmi vjen një ditë pasi Nokia deklaroi prodhimin e tre smartphone-eve me ekranin më të vogël touch-screen në treg. Kompania finlandeze po tenton të rifitojë pjesën e tregut të humbur nga konkurrenca me iPhone-in e Apple.
Nokia po provon të rifitojë tregun humbur duke bërë aleancë më Microsoft, me të cilin po bashkëpunon për të nxjerrë në treg Windows Phone 7. Platforma Windows do të përdoret në pjesën më të madhe të smartphone-ëve të rinj që Nokia do të nxjerrë në treg.
Tre smartphone-ët e rinj që Nokia ka nxjerrë në treg ditët e fundit bazohen në platformën e vjetër të kompanisë, Symbian.
(a.h/BalkanWeb)