Aleatët vazhdojnë të godasin caqet e Gadafit
Forcat e koalicionit kanë vazhduar sulmet ndaj caqeve të udhëheqësit libian, Muamer Gadafi. Avionët luftarakë kanë pasur në shënjestër qendrat ushtarake në Tripoli dhe Misrata, në përpjekje për të nxitur tërheqjen e tankeve të qeverisë.
Ambasadorët e 28 vendeve të NATO-s janë takuar sërish në Bruksel për të vendosur mbi masën e përfshirjes së Aleancës në misionin e OKB-së për zonën e ndalim fluturimit.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, tha se ende nuk është marrë asnjë vendim.
Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kane rene dakord për një rol kyç të NATO-s në operacionet ushtarake.
Turqia tha se fushata e bombardimeve ka shkuar përtej fushëveprimit të rezolutës së OKB-së.