Alarm për bombë në kullën Eifel

Alarm për bombë në kullën Eifel. Policia franceze ka nisur menjëherë evakuimin e turistëve nga kulla Eifel, pas këtij alarmi për bombë.
Lajmi bëhet publik nga agjenca italiane e lajmeve Ansa, e cila i referohet rrëfimit të një gazetari të saj të ndodhur pikërisht në vendngjarje. Policia njoftoi se 4000 turistë u evakuan, pas një telefonate anonime sipas së cilës kulla do të hidhej në erë në oren 17:00.
Evakuimet nuk janë të pazakonta për simbolin e Parisit për shkak të kërcënimeve. Franca bën pjesë në koalicionin Perëndimor që po sulmon forcat e Gadafit në Libi.
Forcat e rendit kanë vendosur një kordon sigurie rrotull kullës Eiffel në një rreze prej 100 metrash.