E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleati i Putinit, në krye të Dumës ruse

Ish shefi i stafit të Kremlinit dhe aleat me kryeministrin rus Vladimir Putin është zgjedhur kryesues i ri Dumës shtetërore.
 

Sergei Narishkin ka marrë mbështetjen e 238 deputetëve të Dumës ruse duke u zgjedhur kështu edhe kryetar i dhomës së ulët të parlamentit.
 

Ndërkohë Partia "Rusia e Bashkuar" ka marrë 238 vende nga gjithsej 450 sa ka Duma ruse.
 

Duma ruse mbajti sot seancën e parë pas zgjedhjeve të 4 dhjetorit të cilat janë konsideruar si të manipuluara nga opozita dhe ka kërkuar përsëritjen e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›