E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten pesë ushtarë të NATO-s në Afganistan

Misioni i NATO-s në Afganistan, ISAF, tha se pesë ushtarë janë vrarë nga një bombë e vendosur në rrugë në Afganistanin lindor.

ISAF nuk bëri të ditur identitetin kombëtar të viktimave që u vranë në provincën e Gaznit.

Por, një zëdhënës i talebanëve, që mori përgjegjësinë për sulmin, tha se viktimat janë polakë.

Polonia ka më shumë se 2 500 trupa në Afganistan dhe shumica prej tyre janë të pozicionuar në Gazni, në jugperëndim të Kabulit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›