Aleati i Rames: Do rigjykojme ish-te denuarit politik
Mbledhja e Komitetit Qendror te Partise se Punes se Shqiperise te Riorganizuar nuk ka pasur asgje manget nga mbledhjet e dikurshme te Partise Komuniste. Tre anetare te Byrose jane perjashtuar, ndersa eshte miratuar programi i kesaj force politike. Mes te perjashtuarve per thyerje te vijes politike eshte dhe Muho Asllani, ish- funksionar i larte ne qeverite e sistemit komunist. Partia qe drejtohet nga Marko Dajti dhe qe eshte pjese e koalicionit te Partise Socialiste, ka miratuar ne programin e saj piken qe lidhet me rigjykimin e ish-te denuarve politike. Ne program thuhet se vetem ne baze te rigjykimit te ish te denuarve politike do te mund te behet rehabilitimi i tyre. “Te ndergjegjesuar tashme (jo vetem ne) per spekulimin shumevjeçar me “karten” e persekutimit politik ne do te insistojme qe rehabilitimi i te gjithe te denuarve te kaloje vetem nepermjet zbatimit te parimeve te shtetit te se drejtes, qe do te thote nepermjet rigjykimit te tyre. Shoqeria e sotme shqiptare duhet te jete plotesisht e bindur qe u kthen borxhin maksimalisht vetem atyre qe jane te denuar padrejtesisht, te cileve partia jone nuk do te ngurroje per asnje grime t’u kerkoje ndjese”,- thuhet ne programin e PPSHR-se. Nje tjeter pike e miratuar me unanimitet nga anetaret e Byrose ka qene dhe ajo e rivleresimit te figures se diktatorit Hoxha. “Ne kete pike do te insistojme dhe do te ndjekim me vemendje te veçante “hakun” qe vete historia ne menyre shkencore e fare te natyrshme do t’i jape personalitetit te heroit tone kombetar shokut Enver Hoxha”,- thuhet ne programin e kesaj partie. Por debate mes anetareve te kryesise ka pasur persa i perket legalizimit te martesave mes homoseksualeve dhe prostitucionit. Si pasoje e mos marreveshjeve, Byroja ka perjashtuar dhe dy anetare te saj, Arif Aduri dhe Nikolle Keneta, te cilet kerkonin legalizimin e martesave mes se njejtes gjini dhe legalizimin e prostitucionit. Nje tjeter pike qe ka gjetur konsensus eshte ajo e legalizimit te hashashit. Argumenti i sjelle nga Sekretari Dajti ka qene se gjate kohes se komunizmit hashashit ka qene perdorur masivisht. “Kanabisi eshte nje bime e njohur per aftesite e veta kurative, por edhe e mbushur me bioenergji, gje e cila nuk u ka leverdisur prej dhjetera vitesh lobeve te medha te naftes, te cilat kane financuar edhe “deklasimin” e kesaj bime, duke shfrytezuar disa veti te saj halucigjene. Shkenca sot ka vertetuar se perdorimi i kanabisit per arsye mjekesore eshte shume i dobishem, ndersa jashte kesaj fushe, nuk sjell deme per organizmin, pasi nuk shkakton varesi”,- thuhet ne programin e PPSHR.