Evans: Korrupsioni u ul, pavaresia e gjyqesorit u permiresua
INTERVISTA/ Raportuesi i Keshillit te Europes per Shqiperine, Jonathan Evans, thote se partite politike kane pergjegjesi per te garantuar qe KQZ-ja te kryeje funksionet ne menyre te pavarur
Te gjitha partite politike ne Shqiperi kane pergjegjesi per te punuar ne nje menyre qe garanton nje funksionim te pavarur te KQZ-se. Keshtu u shpreh raportuesi i Keshillit te Europes per Shqiperine Jonathan Evans, sipas te cilit kampet politike ne vend duhet te sigurojne qe rezultatet e zgjedhjeve te jene te lira, te drejta dhe te pranueshme. Ne nje interviste me VOA, anetari i parlamentit britanik tha dje se zgjedhjet e 23 Qershorit do te jene vendimtare per perfundimin ose jo te procedures se monitorimit te Keshillit Europian si dhe per ecurine e integrimit te Shqiperise ne BE.
Nje jave pas vizites tuaj ne Shqiperi ju raportuat ne Komitetin Monitorues te Keshillit ne Strasburg ne lidhje me pergatitjet ne Shqiperi per zgjedhjet e 23 Qershorit. Çfare mund te na tregoni ne lidhje me raportimin tuaj per ato qe konstatuat ne Shqiperi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nje rol themelor ne garantimin e mbajtjes se zgjedhjeve te drejta. Prandaj te gjitha partite kane pergjegjesi per te punuar ne nje menyre qe garanton faktin qe KQZ-ja te kryeje funksionet e saj ne menyre pavarur dhe qe rezultatet e zgjedhjeve, kur te vije momenti, te jene te lira, te drejta dhe te pranueshme nga populli. Une e di qe ka persona qe kane shprehur gjykimin e tyre nese keto ndryshime duhet te kishin ndodhur dhe nese duhet te behen verejtje ndaj partive politike, duke sugjeruar se çfare duhet te bejne partite, por nuk na takon ne te bejme sugjerime te tilla.
Ne misionin tuaj ne Tirane duket se nje peshe jo te vogel pati çeshtja e zgjedhjeve. Cili eshte vleresimi juaj per situaten parazgjedhore ne Shqiperi?
Ajo qe ne do te donim eshte qe partite politike te na shprehnin besim tek fakti qe ato do te pranojne rezultatet e zgjedhjeve. Ky eshte nje mesazh qe u kemi dhene te gjitha partive politike me te cilat u takuam. Secila nga partite politike na la te kuptonim se ato duan te jene ne gjendje te pranojne rezultatin e zgjedhjeve, por, siç e dini dhe ju, disa prej tyre kane shprehur rezerva ne lidhje me kete besim per shkak te ndryshimeve qe kane ndodhur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ju thate se donit mendimin tim, mendimi im eshte se partite politike duhet ta zgjidhin kete problem. Por une nuk mund te shprehem nese keto zgjedhje jane te lira dhe te ndershme deri ne kohen qe ato te jene zhvilluar.
Sa problematike e shihni krizen e KQZ?
Mendoj se kriza e KQZ ka te beje pikerisht me çeshtjen thelbesore te pranimit ose jo te rezultatit nga ana e partive politike. Kjo eshte shume e rendesishme, sidomos duke pasur parasysh historine ne Shqiperi. Siç e dini, pas zgjedhjeve te fundit, nje nga partite kryesore refuzoi te zinte vendet e saj ne parlament, per shkak te mosnjohjes se rezultatit te zgjedhjeve. Duhet thene gjithashtu se keto jane zgjedhje te nje rendesie vendimtare per Shqiperine, sa i perket te ardhmes se saj europiane. Ne e dime tashme se opinioni publik ne Shqiperi e mbeshtet shume fuqimisht statusin e kandidatit per vendin. Te gjitha partite duket se shohin nje te ardhme europiane per Shqiperine dhe ky eshte mesazhi qe na dha secila prej tyre. Por nuk eshte rastesi qe perfaqesues te larte nderkombetare kane vizituar Shqiperine kohet e fundit, qe nga Komisioneri i BE-se per Zgjerim Stefan Fule, apo njerez te rendesishem te Departamentit te Shtetit si drejtori per rajonin Moore si dhe z.Reeker. Dhe mendoj se te gjithe ata jane duke dhene te njejtin mesazh qe do te jepnim dhe ne; pra, qe te sigurohet qe te gjithe mekanizmat e nevojshem te jene efektive, per te mundesuar zgjedhje rezultatin e te cilave te mund ta pranojne te gjithe.
Sa ndikim do kete vleresimi per zgjedhjet ne vazhdimin ose jo te procedures monitoruese nga ana e Keshillit te Europes?
Mendoj se eshte diçka shume themelore qe ky te jete nje proces i pranueshem, nje proces qe permbush standardet nderkombetare dhe standardet qe ne kemi ne Keshillin e Europes per mbajtjen e zgjedhjeve. Kjo eshte e rendesishme jo vetem per vazhdimin ose jo te procedures se monitorimit nga ana e Keshillit te Europes, por edhe per faktin nese Shqiperia do te perparoje me tej ne udhetimin e saj drejt statusit te vendit kandidat te BE-se. Kete e ka bere te qarte dhe vete Komisioni Europian. Ne perfundim te takimit tim ne Tirane, pata mundesi te thoja para mediave ne Shqiperi qe nese ne gjykojme qe keto zgjedhje nuk permbushin standardet nderkombetare, eshte e pakonceptueshme qe udhetimi drejt statusit te vendit kandidat ne BE te mund te perparoje dukshem, gjate 3 apo 4 viteve te ardhshme.
Ne Tirane ju thate se prisni perparim ne luften kunder korrupsionit. Si e vleresoni situaten e tanishme te ketij fenomeni ne Shqiperi?
Duhet thene qe ne Shqiperi ka patur perparim te rendesishem ne aspektin e permiresimit te disa prej ketyre çeshtjeve. Por nuk kemi te bejme me nje situate ne te cilen mund te themi se tani gjithçka ka perfunduar. Ky eshte nje udhetim qe duhet te vazhdoje.
Nje nga çeshtjet qe ju keni ngritur, por qe shtrohet ne te gjitha raportet nderkombetare per Shqiperine, eshte pavaresia e gjyqesorit. Sa shqetesuese e konsideroni gjendjen ne te cilen ndodhet sistemi gjyqesor shqiptar?
Ka patur perparim te rendesishem ne kete fushe. Natyrisht, tashme i dime aspektet ne te cilat vete Bashkimi Europian ka kerkuar qe te miratohen ligje, te cilat do te shtonin besimin ne lidhje me disa prej ketyre emerimeve publike. Nga diskutimet qe patem me partite, na u krijua pershtypja se ne disa prej ketyre fushave palet jane gjeresisht dakord, por megjithate gjate 12 muajve te fundit duket te jete bere me pak perparim nga sa ne do te kishim dashur te shihnim sa i perket zbatimit.