E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Pushteti, jo per te pasuruar nje grusht njerezish



Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama prezantoi dje kandidatet e PS-se ne zgjedhjet e 23 qershorit ne Qarkun e Fierit. Gjate fjales se tij, Rama eshte ndalur ne premtimet e PS-se, duke u shprehur se pas 23 qershorit rilindja do te nise nga Fieri. Kryesocialisti u shpreh se Partia Socialiste kerkon te vije ne pushtet duke shtuar investimet dhe per te rritur mireqenien e qytetareve. Ai tha se PS nuk kerkon votat per te pasuruar vetem nje grup njerezish, por 95 per qind te qytetareve. “Ne nuk kerkojme voten per nje grup njerezish, ne kerkojme voten qe gjithe shqiptaret te pasurohen. Nuk kerkojme voten per tu ulur taksat nje grushti njerezish, ne kerkojme voten per te ulur taksat per 95 per qind te shqiptareve. Me 23 qershor mesuesit dhe policet do te lirohen nga taksa e sheshte dhe do te perfitojne nga taksimi ndershem”,- u shpreh kreu i PS-se. Kreu i PS-se ka perseritur premtimin per mos njohjen e gjobave. “Asgje nuk do te paguajne! Asgje nuk do te paguajne! Asgje nuk do te paguajne! Ne nuk do te njohim asnje gjobe te kesaj qeverie nga 1 Marsi i ketij viti deri me 23 qershor, as edhe nje. Ato gjoba jane certifikata krenarie per ju, per te gjithe ata qe ky pushtet nuk i do sepse me te drejten e Zotit, te ligjit dhe te zakonit nuk e duan kete pushtet me”, - tha kreu i PS. Rama ju referua dhe takimit te zhvilluar disa dite me pare nga Partia Demokratike dhe Kryeministrit ne Fier. Ai u shpreh se pjesemarresit ne mitingun e PD-se ishin sjelle me dhune nga drejtoret e kesaj force politike ne institucione. “Saliu erdhi para ca ditesh dhe e mbushi sheshin me rober, ne sot erdhem ketu dhe sheshi eshte mbushur me qytetare, me te cilet me 23 qershor do te çlirojme dhe roberit e qeverise. Qe te mos kete me, mesues, mjeke, nepunes shteti qe merren zvarre per qokat e pushtetit. Mos kete rrogetare qe tremben nga ky pushtet”,- u shpreh kreu i PS-se. Rama u ndal te investimet ne kete Qark duke u shprehur se programin i PS-se parashikon vendosjen ne funksionim te burimeve te naftes. “Ne 23 qershor me PS, shqiptaret do te çlirojne burimet e naftes nga kthetrat e uzurpatoreve, qe me pasurine e perbashket pasurohen çdo dite ne kurriz te popullit”,- tha Rama. Kryesocialisti shtoi se pavaresisht deklaratave te Kryeministrit, qytetaret do te japin pergjigjen e duhur ne daten 23 qershor. “Une nuk e di çfare tha Saliu ne Fier, por e di shume mire se çfare do t’i thote Fieri Saliut me 23 qershor. Di qe fermeret do te shkojne te votojne per te ulur kostot e prodhimit, per te ulur kostot e tokave te tyre”,- u shpreh kreu i PS-se. Ne fjalen e tij ne Fier, Rama ka folur dhe per ndeshkimin e drejtoreve te PD-se. “Do me lejoni qe ne kete tribune t’u them 2 fjale njerezve te zakonshem demokrate, jo atyre drejtoreve qe pas 23 qershorit i pret gjyqi i publikut. Gjithe drejtoret demokrate qe bejne presion mbi nepunesit me vote do te perfundojne ne gjyq, per te dhene llogari per presionet e tyre. Pas 23 qershorit shteti do te jete i qytetareve dhe qeveria do te jete e gjithe shqiptareve”,- tha kreu i PS-se, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›