E Diel, 1 Nëntor 2026

Alegri: Baloteli nuk është racist, ai provokohet

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, tregohet i kujdesshëm. Europa është shumë e rëndësishme, ndaj forcat duhet menaxhuar, por e di që edhe një nisje jo e mirë e Milanit në kampionat mund të rikthejë fantazmat e së kaluarës, sidomos pas fillimit katastrofik që kuqezinjtë bënë sezonin e kaluar. “Ndeshja e së martës në Champions na lejon të nisim kampionatin me mentalitetin e duhur”, - thotë numri një i pankinës kuqezi. I paevitueshëm edhe një koment mbi deklaratat e kryebashkiakut të Veronës, i cili u shpreh se është Baloteli ai që i provokon racistët në stadium.
"Problemi racizëm nuk është problemi Mario, por mungesa e kulturës së atyre njerëzve që shkojnë në stadium dhe sillen në atë mënyrë ndaj njerëzve që kanë ngjyrë tjetër lëkure. Baloteli po sillet mirë, ndonjëherë bën ndonjë gjest të tepruar, por mendoj se është përmirësuar shumë dhe dalëngadalë do të jetë akomë më mirë”, - është kundërpërgjigjur trajneri kuqezi, i cili komenton edhe kundërshtarët: “Juventus mbetet favoriti i kampionatit. Ne, bashkë me Romën, Lacion, Udinezen, Fiorentinën dhe Interin duhet të luftojmë për tre vendet e para. Kemi kualitetin për të bërë më mirë se vitin e kaluar, pavarësisht se kemi një skuadër të re. Kampionati është i gjatë, por tani lojtarët njihemi më mirë me njëri tjetrin.” (e.i/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›