Konte: Juventus është favorit, por titulli fitohet në fushë
“Fitoret nuk janë kurrë të sigurta, edhe kur një skuadër niset e favorizuar nga parashikimet, apo kur ka fituar dy tituj kampionë radhazi. Nuk mund të mjaftohemi me rolin e favoritit për kampionatin, por duhet ta demonstrojmë forcën tonë në fushë”. Kështu është shprehur trajneri i Juventusit, Antonio Konte, në vigjilje të startit të kampionatit, ku kampionët ndeshen në transfertë me Sampdorian.
“Titulli i tretë radhazi do të ishte historik, por do të jetë e vështirë. Ma thotë eksperienca ime si futbollisti. Në 2 vjet kemi fituar 4 trofe nga 7 që ishin në dispozicion, janë shifra të mira, kjo pasi dy vjet më parë objektivi ynë ishte që të mund të synonim titullin vetëm duke filluar nga ky sezon që pritet të nisë. Është e drejtë të konsiderohemi favoritë për titullin, por jo gjithmonë fiton ai që ka favoret e parashikimeve. Dy vjet më parë askush nuk do të vinte bast për ne, por ne fituam”,- ka shtuar në komentin e tij Konte.
Sampdoria mund të konsiderohet si macja e zezë e Juventusit, edhe pse bardhezinjtë janë përforcuar akoma më tepër në merkato, me blerje të rëndësishme si Tevez, Jorente apo Ogbona. “Vitin e kaluar humbëm dy herë kundër Sampdorias, uroj që gjërat të ndryshojnë,” – pohon trajneri bardhezi. Më pas Konte vlerësoi Markizion, që do t’i mungojë për thuajse një muaj, duke mohuar që të ekzitojë një çështje “Jorente”, edhe pse trajneri duket i pakënaqur me formën e tij. (e.i/balkanweb)